EmailFacebookKontakt

KUJTIME NGA NJË FILLIMIDYSHIMTË – Shënime nga vizita në Shqipëri, më 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit

KUJTIME NGA NJË FILLIMIDYSHIMTË

Shënime nga vizita në Shqipëri, më 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit

I

PERIUDHA PARA VAJTJES SIME
NË SHQIPËRI

Periudha e pritjes për nxjerrjen e vizës në pasaportën time nga autoritetet shqiptare shkoi më gjatë nga sa pritej. Sikundër është e ditur, refuzimi i ardhjes së Ekzarkut Patriarkal ishte për shumë muaj kokëfortë.

Në lidhje me këtë, mund të përmendim disa raste: a) Përgjigjet plot zemëratë të Presidentit të Shqipërisë, z. Ramiz Alia, ndaj Kryeministrit të Greqisë, z. Konstantinos Mitsotakis, teksa ky i fundit i përmendi (më 13.01.1991) vendimin e Patriarkanës Eku- menike: “Në rast se (Ekzarku) do të dëshirojë të vijë, do t’i themi të mos vijë. Fanari nuk ka asnjë punë këtu”. Dhe në vazhdim: “Kemi tanët. Ju kërkoni të na bashkoni me Fanarin. Edhe Myslimanët mund të kërkojnë atëherë që tanët të varen nga Meka; Beogradi ka emëruar kreun e Orthodhoksëve në Shkodër. Ju propozoni Patriarkanën e Fanarit”. Dis- kutimi qe aq i tensionuar, saqë u kërcënua me ndërprerje të bashkëbisedimeve dypalëshe Greqi-Shqipëri. b) Artikulli i gazetës zyrtare të partisë komuniste të Shqipërisë në pushtet “Zëri i Popullit” (dt. 30.01.1991): “Fantazmat e Fanarit”. c) Deklaratat e ambasadorit të Shqipërisë në Athinë: “Kurrë nuk do t’i ja- pim vizë Ekzarkut Patriarkal për të hyrë në Shqipëri” (dt. 17.04.1991). d) Përgjigjet e udhëheqësve shqiptarë ndaj zyrtarëve të tjerë të kombësive dhe feve të ndryshme, si p.sh. kur (dt. 28.07.1991) senatori amerikan Dr. Conani, president i Helsinki Commission, përmendi misionin e Ekzarkut të Patriarkanës Ekumenike, Presidenti Alia i tha me nervozi- zëm se kjo përbën ndërhyrje të rëndë në pu- nët e brendshme të Shqipërisë, gjë të cilën nuk ka për ta lejuar dhe do të thërrasë Krye- piskopatën shqiptare të Bostonit.

Gjatë kësaj periudhe, teksa në mendjen dhe zemrën tonë sundonte fjala e Apokalipsit “Ai që hap, dhe askush s’mbyll…”: a) studiu- am në mënyrë sistematike të gjitha aspektet e historisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri. b) Gjatë Konferencës së Këshillit Botëror të Kishave, që u mbajt në Kanberra të Australisë,

kontaktuam me përfaqësues të ndryshëm të Kishave Orthodhokse për të siguruar një kli- më të favorshme panorthodhokse dhe, në veçanti, me përfaqësuesit e Kishës Ortho- dhokse në Amerikë (Orthodox Church of America), nën juridiksionin e së cilës janë pje- sa dërrmuese e shqiptarëve orthodhoksë në Amerikë. c) Komunikuam me telefon me

protosingjelin e Arqidioqezës Shqiptare në SHBA, atë Arthur Liolinin. d) Zhvilluam biseda të shumta me persona seriozë që kishin qenë në Shqipëri apo e njihnin mirë gjendjen. e) Filluam grumbullimin e burimeve financiare dhe ngritëm Komisionin Ekonomik me persona të aftë për menaxhimin e burimeve finan- ciare. f) Komunikuam me orthodhoksët në Shqipëri dhe shkëmbyem letra. g) Pas Pa- shkës, erdhën dhe më vizituan tre përfaqësu- es: një nga Tirana (dt. 18-21.04.1991), tjetri nga Korça (18.05.1991) dhe, së fundi (dt. 22-25.06.1991), një përfaqësi e përgjith- shme, e përbërë nga atë Kristo Raci, S. Bam- bulli (nga Korça) dhe A. Dhima (nga Tirana). Gjatë këtyre takimeve u bisedua për gjendjen e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe rrugët për të zgjidhur problemet emergjente.

Në datën 25.06.1991, pas lutjeve këmbë- ngulëse të përfaqësisë, dorëzuam në prift (në Manastirin e Hirshëm të Pendelit) dhjakun shqiptar nga Berati, Vangjel Xoxe. Më vonë (07.07.1991), dorëzuam në dhjak Kristo Papën, nga fshati Aliko i Sarandës. Ky i fundit kishte qëndruar dy muaj në Manastirin e Lavrës

së Madhe në Malin e Shenjtë dhe në Manastirin e Hirshëm të Pendelit, ku edhe kishte ndjekur mësime katekizmi dhe liturgjike.

Veçanërisht e rëndësishme rezultoi njohja jonë në Athinë me anëtarët e Forumit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut: me profesorin e Fa- kultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe anëtarin e Akademisë së Shkencave të

Shqipërisë, z. Ylli Popa, prof. as. dr. Spiro Qirkon, nga i njëjti Fakultet dhe juristin z. Manol Konomi, ish – Ministër i Drejtësisë, i cili ishte dorëhequr pasi kishte refuzuar të nënshkruante vendime dënimi të nxjerra në regjimin e Hoxhës. Dy të parët më vizituan në shtëpinë time. Të tretin, që ishte shtruar në Spi- talin Popullor të Athinës (Laikon Nosokomion Athinon) për ndërhyrje kirurgjikale, e mbë- shtetëm shumëfish me mënyra të ndryshme. Më vonë, takimet e shumta me personalitete politike të Shqipërisë u realizuan me ndër- mjetimin e profesor Popës.

Më 21 dhe 22 të muajit maj të këtij viti u takuam, në Fanar me përfaqësinë e Kishës Orthodhokse në Amerikë (Orthodox Church of America) dhe ramë dakord që të koordi- nojmë veprimet për vajtjen tonë në Shqipëri. Në përputhje me memorandumin përkatës, vijuan bisedime telefonike me ata në Amerikë. Në fillim të muajit qershor i dërguam letrën tonë Presidentit Ramiz Alia në Tiranë. Letrën tonë së bashku me atë të Mitropolitit, z. Theo-

(vijon në faqen 6)

(vijon nga faqja 5)

dhos, ia dorëzoi vetë Presidentit Alia fort i nderuari atë Artur Liolini, i cili e vizitoi vendin në qershor të këtij viti, pas ftesës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Komunikimi i vendimit të Qeverisë Shqip- tare për t’i dhënë Ekzarkut Patriarkal lejen përkatëse të hyrjes, u bë gjatë takimit (26 qershor) mes Ministrit të Jashtëm të Greqisë, z. Samaras dhe të Shqipërisë, z. Kapllani. Një ditë më parë (25 qershor), atë Liolini na kishte njoftuar me telefon se leja ishte mira- tuar. Përfundimisht, lejen (vizën) e morëm më 11 korrik. Të shoqëruar nga presviteri Gjeor- gjios Leonardhos nga Mitropolia e Hirshme e Argolidhës dhe nga mjeku G. Papazahu, profesor i asociuar i Universitetit të Athinës, u nisëm me avionin e parë të martën, më 16 korrik.

II

VIZITA E PARË DHE UDHËTIMI
NËPËR SHQIPËRI

Pritja e rezervuar nga orthodhoksët si në aeroport, ashtu edhe në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë, ishte paskale dhe prekëse. Me llambadhe të ndezura, i gjithë populli psalte i përlotur troparin “Krishti u ngjall!”. Në aeroport ishin, po ashtu, të pranishëm prifti romano- katolik i Tiranës, atë Zef Pllumi, dhe përfa- qësuesi i Bektashinjve, të cilët mbajtën edhe fjalën e rastit. Nuk kishte ardhur asnjë përfa- qësues i qeverisë shqiptare.

Në Tiranë qëndrova gjashtë javë (16 ko- rrik – 27 gusht), i shoqëruar fillimisht nga profesori G Papazahu (deri më 5 gusht 1991) dhe atë Gjeorgjios Leonardhos (deri më 10 gusht 1991) e në vazhdim (nga 10 gushti 1991) nga hieromonaku Dhimitër Sinaiti dhe nga

mjeku Pan. Mavrudhi. Gjatë kësaj kohe, vizituam 30 qytete dhe fshatra (ku gjenden qe- ndrat dhe vatrat kryesore të Kishës Ortho- dhokse), duke meshuar dhe predikuar gjith- monë fjalën hyjnore, duke kryer efqeli dhe ajazmë, duke biseduar kryesisht me priftërinj- të dhe këshillat kishtarë lokalë e duke trans- metuar përherë bekimet e Tërëshenjtërisë së Tij fort të Hirshme, Patriarkut Ekumenik, z.z. Dhimitër.

GJATË QËNDRIMIT TONË
NË TIRANË

Gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, synuam nga njëra anë të komunikonim me grigjën ortho- dhokse dhe, në veçanti, me Këshillin Kishtar dhe intelektualët e rinj dhe, nga ana tjetër, të vendosnim kontakte me faktorët politikë dhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare.

Kontakte me orthodhoksët

Të shtunën, më 20 korrik, të kremten e Profetit Ilia, u zhvillua Liturgjia e parë Hyjnore në kishën katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë me pjesëmarrjen e shumë njerëzve. Ishte Li- turgjia e parë arkihieratike pas përndjekjeve

shumëvjeçare. Të nesër- men (e diel, 21 korrik), po në këtë kishë, u krye një Liturgji Hyjnore solemne. Fjala përshëndetëse u mbajt nga teologu i respe- ktuar, profesor Dhimitër Beduli, i cili ka qenë drejtor i Shkollës Hieratike dhe i periodikut “Jeta kristiane”, të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.

Gjatë Liturgjive Hyj- nore, që u kryen të shtunën dhe të dielën, transmetova

uratat atërore dhe bekimet e Tërëshenjtërisë fort të Hirshme, Patriarkut Ekumenik Dhimitri, shpjegova qëllimin e misionit tim dhe predikova rreth Ungjillit të ditës. Vijuan pagëzime të 21 personave të moshave të ndryshme.

Pasdite, së bashku me profesorët Y. Popa dhe S. Qirko, vizituam Spitalin Nr. 1 të Tiranës, ku u pritëm nga drejtori, z. L. Ceka. Qëllimi i vizitës ishte të theksonim interesimin dhe përpjekjet e Kishës Orthodhokse për shë- ndetin e njeriut në tërësi. “Shpresojmë se do mundemi të dërgojmë nga Greqia një sasi të konsiderueshme ilaçesh. Tashmë janë kryer veprimet e duhura nga profesori shoqërues, z. G. Papazahu”.

Pasditen e së hënës, më 22 korrik, vizitu- am zyrat e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe disku- tuam për shpërndarjen sa më të mirë të ndih- mës së dërguar nga Kisha e Greqisë. Thek- sojmë se deri në këtë kohë ishin dërguar rreth 100 tonë ushqime.

Të martën, më 23 korrik, shkuam në Durrës. Përpara u kthyem në vendin e shka- tërruar të Manastirit të Hirshëm të Shën Vla- shit, qendrës së vjetër shpirtërore orthodho- kse, bëmë lutje dhe predikuam. Në vazhdim, zbritëm në kishën nën rikonstruksion të Shën

Gjergjit, e cila qe shndërruar në qendër breg- detare argëtimi dhe klub. Më pas, hëngrëm drekë me anëtarët e Këshillit Kishtar dhe diskutuam çështje të ngutshme të komunitetit.

Pas një mungese gjashtëditore (24-29 korrik), për shkak të vizitës në Korçë, të martën, më 30 korrik, bashkëpunuam me teologun Dhimitër Beduli dhe Kryetarin e Këshillit Kishtar të Tiranës, z. Aleko Dhima, për të shqyrtuar përfundimisht çështjet e Asamblesë së Parë të Përgjithshme Kleriko- Laike të Kishës Orthodhokse. Së fundmi, vizituam dy vende brenda në Tiranë për të vlerësuar përshtatshmërinë e truallit për ndërtimin e Shkollës Teologjike Orthodhokse.

Të mërkurën në mesditë, më 31 korrik, nga Këshilli Kishtar i Kishës Orthodhokse të Tiranës u shtrua një drekë zyrtare për nder të Ekzarkut Patriarkal dhe të shoqëruesve të tij. Ndër të tjerë, ishte i pranishëm Nënkryetari i Qeverisë, z. Gramoz Ruçi, Kryetari i Partisë Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, prof. dr. Skënder Gjinushi, ambasadorët e Greqisë, z. St. Malli- kurtis dhe i Rumanisë, z. G. Miku.

Asambleja e Parë e Përgjithshme Kleriko-Laike

Të enjten dhe të premten, në datat 1-2 gusht të këtij viti, u mblodh në kishën katedrale të Tiranës Asambleja e Parë e Përgjithshme Kleriko-Laike. Ishin të ftuar të gjithë klerikët dhe përfaqësuesit e të gjitha dioqezave kish- tare. Merrnin pjesë në total 13 klerikë dhe 30 laikë nga katër episkopatat e vjetra: e Tiranës, Korçës, Beratit dhe Gjirokastrës.

Gjatë punimeve të kësaj Asambleje të Parë Kleriko-Laike u diskutuan problemet bazike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë: përgatitja e priftërinjve të rinj, ringritja e këshillave kishtarë, veprimet në lidhje me pasurinë kishtare, kthimi i kishave dhe i ma- nastireve, botimet, shkollat kishtare, kurset e katekizmit orthodhoks etj. Në mungesë të episkopëve, u vendos që të caktoheshin, për një vit, katër Përfaqësues Arkihieratikë për episkopatat e vjetra. Konkretisht: për dioqe- zën e Tiranës, atë Gaqo Petro; për dioqezën e Korçës, atë Kristo Raci; për dioqezën e Be- ratit, atë Kozma Qirjo; për dioqezën e Gjiro- kastrës, atë Mihal Dako.

Së fundmi, u zgjodh, për një vit, Këshilli i Përgjithshëm i Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, i cili do të përfaqësonte në vijim Kishën Orthodhokse tek autoritetet e vendit dhe do të vendoste për çështje bazike

administrative të Kishës. Përbërja e Këshillit të Përgjithshëm Kishtar është kjo: Kryetar, Mitropoliti (atë kohë episkopi) i Andrusës, Anastasi, Ekzark Patriarkal; Nënkryetar I, atë Kristo Raci; Nënkryetar Π, Sotir Bambulli; Sekretar i Përgjithshëm, Aleko Dhima; arkë- tar, atë Kozma Qirjo; anëtarë, atë Gaqo Petri, atë Mihal Dako, Vangjel Capi dhe Alqi Jani. Këshilltarë të posaçëm të Ekzarkut Patriar- kal: a) Për çështje teologjike dhe të arsimit, teologu Dhimitër Beduli; b) Për çështje shën- detësore e sociale, prof. Ylli Popa.

Asambleja e Përgjithshme vendosi t’i dër- gonte Kreut të Respektuar të Kishës Mëmë, Patriarkut Ekumenik, një letër zyrtare, të ci- lën edhe e dorëzoi (dt. 10 gusht 1991) te per- sonat kompetentë për të realizuar dërgimin e saj.

Sipas pohimit të përgjithshëm, kjo Asam- ble e Parë Kleriko-Laike, pas periudhës së përndjekjes, përbënte një ngjarje shumë të rëndësishme për ringritjen e Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kontakte me faktorët politikë

U përpoqëm të vendosnim kontakte me faktorët më të rëndësishëm politikë shqipta- rë. Siç duket, Ministria e Jashtme e Shqipërisë kishte në plan që vizita e Ekzarkut Patriarkal të kalonte pa u vënë re (askush nuk u shfaq në

aeroport apo në hotel për të na përshëndetur, madje dhe ekipin e televizionit e ndaluan që të mbulonte ardhjen tonë), në dallim nga vizita e atë Artur Liolinit, si i ftuar i Ministrisë së Jashtme, e cila u transmetua zyrtarisht dhe iu kushtua publicitet sistematik nga mjetet e informimit.

Për ta kapërcyer këtë situatë, u kujdesëm që javën e parë të kontaktonim me kuadrot drejtuese të opozitës dhe dhamë intervista në gazetat e rëndësishme opozitare. Si përfu- ndim, me ndihmën e Perëndisë, dyert e kyçura u çelën njëra pas tjetrës. Një kon- tribut vendimtar në realizimin e shu- më takimeve dha profesor Popa. Në mënyrë të përmbledhur, kemi komunikuar, sipas një renditjeje kronologjike, me sa më poshtë:

Nënkryetarin e Qeverisë, z. Gramoz Pashko (e shtunë, dt. 20 korrik). Z. Pashko ishte nip i kryepiskopit Pais. Pritja në zyrën e tij ishte e përzemërt dhe e gjithë biseda njëorëshe, e zhvilluar në anglisht, rezultoi mjaft konstrukti- ve. I shpjegova qëllimet kryesore të misionit të Ekzarkut Patriarkal dhe i ekspozova gjendjen e Kishës dhe nevojat e saj më të ngutshme: organizimi i Qendrës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë, fuqizimi i klerikëve ortho- dhoksë, funksionimi i Shkollës Teologjike në Tiranë për përgatitjen e klerikëve të rinj, meremetimi apo rindërtimi i kishave të shkatë- rruara, ngritja e kishave të reja, forcimi shpirtëror dhe material i

popullit orthodhoks. Gjithashtu, theksova se zhvillimi i Kishës Orthodhokse, në përgji- thësi, do të ishte i dobishëm për rrugën e re të Kombit Shqiptar.

Z. Nënkryetar tregoi mirëkuptim të plotë dhe premtoi për mbështetje thelbësore. Vlen të theksohet fakti se pas pak ditësh, në drekën e lartpërmendur që u shtrua për nderin tim, më njoftuan se i jepej Kishës një truall pranë ki- shës së Ungjillëzimit, atje ku po ndërtohej një mjedis pritës për atletët. Këtë ndërtim të nisur do ta vazhdojmë, sipas projekteve të reja që po përgatiten, me qëllim që këto mjedise të përdoren si zyra dhe hapësirë e vogël pritjeje e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë.

(vijon në faqen 8)

(vijon nga faqja 7)

Ditën e hënë, më 22 korrik, na priti zyr- tarisht Ministri i Kulturës dhe përgjegjësi për Çështjet Fetare në Qeveri, z. Preç Zogaj. Bashkëbisedimi u zhvillua në frëngjisht, zgjati një orë dhe u transmetua brenda ditës nga korrespondenti televiziv. Për herë të parë shqiptarët u informuan për Ekzarkun Pa- triarkal. Zoti Ministër, të cilit i ekspozova pro- blemet bazike të Kishës, ashtu sikundër edhe Nënkryetarit të Qeverisë, më komunikoi kriji- min në Ministri të Sekretariatit të Përgjithshëm për Fetë dhe kërkoi pjesëmarrjen tonë për caktimin e Sekretarit përgjegjës për çështjet e Kishës Orthodhokse. Ai, gjithashtu, iu për- gjigj menjëherë kërkesës sonë që t’i lejohej Ekzarkut Patriakal, gjatë vizitës së afërt që do të bënte në Korçë, të meshonte në kishën e vjetër katedrale që ishte kthyer në muze. Po ashtu, ai tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë që kishat dhe manastiret e kthyera në muze, të rikthehen në vende adhurimi.

Të hënën në mbrëmje, më 22 korrik, kishim takim, në prani edhe të profesor Po- pës, me Kryetarin e Partisë Republikane dhe botuesin e gazetës së mirënjohur “Republika”, z. Sabri Godo. Bashkëbisedimi me këtë inte- lektual dhe shkrimtar u përqendrua te rëndë- sia jetësore që ka liria fetare në rrugën e re të Shqipërisë. Z. Godo tregoi mirëkuptim për veprën e Ekzarkut Patriarkal.

Të martën pasdite, më 23 korrik, na priti në zyrat e Partisë Demokratike Kryetari i saj, profesor Sali Berisha. Bashkëbisedimi me tone veçanërisht të përzemërta u fokusua në shpjegimin e misionit të Ekzarkut Patriarkal dhe rëndësinë e dobishme që do të kishte zhvillimi i drejtë dhe në kohë i Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Profesor Berisha na premtoi mbështetje të plotë për punën tonë. Gazeta “Rilindja Demokratike” e Partisë Demokratike ka botuar në mënyrë të përsëritur komente pozitive deri edhe intervista të Ekzarkut Patriarkal.

Një rol të veçantë në brumosjet politike e sociale të vendit luajnë Sindikatat e Pavarura. Ndryshimi i fundit i qeverisë i atribuohet, në një pjesë të madhe, demonstratave të tyre. Në gazetën e tyre zyrtare “Sindikalisti” u botua (dt. 29 korrik 1991) një shkrim tejet pozitiv për mbërritjen e Ekzarkut Patriarkal. Të martën në mbrëmje, më 30 korrik, në hotelin ku që- ndroja më vizitoi Kryetari i Sindikatave të Pavarura së bashku me Dion. Qiriazidhin. Pas bashkëbisedimit të përzemërt, që zgjati rreth

një orë e gjysmë, zoti Kryetar deklaroi se do të ndihmonte për suksesin e përpjekjeve tona.

Të gjithë politikanët e mësipërm shfaqën interes për të ndihmuar në kohëzgjatjen e vizës së Ekzarkut Patriarkal. Fillimisht viza ishte vetëm për një muaj dhe me një hyrje. Më në fund më dhanë (dt. 31 korrik) vizë të re një- vjeçare, me shumë hyrje-dalje.

Në Tiranë patëm kontakte edhe me fakto- rë të komuniteteve myslimane. Me rastin e festës së Ashures, vizituam të enjten, më 22 korrik, qendrën (teqenë) e Bektashinjve dhe të martën, më 23 korrik, Kryetarin e Komu- nitetit të Halvetinjve, Sheh Muamer Pazarin…

Të mërkurën, më 31 korrik, u realizua takimi më i rëndësishëm me Presidentin e Shqipërisë, z. Ramiz Alia. Ekzarku Patriarkal së bashku me shoqëruesit e tij u prit me solem- nitet në pallatin presidencial. Teksa në fillim

takimi ishte planifikuar të ishte 20 minuta, ai zgjati një orë. Bashkëbisedimi u krye përmes përkthimit nga anglishtja në shqip dhe ana- sjelltas.

Presidenti u shpreh me tone fort miqësore se e kishte marrë letrën time, ekspozoi orien- timin e ri të Shqipërisë, siguroi se garantonte lirinë e plotë fetare dhe nënvizoi nevojën për të shmangur përdorimin e fesë nga të huajt për qëllime të tjera. Theksoi, gjithashtu, se Kisha e Shqipërisë është autoqefale dhe se gjuha zyrtare duhet të jetë shqipja dhe sqaroi se natyrisht në zonat e minoritetit do të përdorej edhe greqishtja. Ai iu referua, gjithashtu, kujti- meve të fëmijërisë nga komuniteti orthodhoks i Tiranës dhe, konkretisht, nga kisha orthodhokse e Shën Prokopit, mbrojtësit të qytetit. Fillimisht kjo kishë ndodhej në truallin ku sot ngrihet pallati presidencial. Më tej shtoi se gruaja e tij e ndjerë kishte qenë orthodhokse. E sigurova sërish Presidentin, sikundër kisha vepruar edhe përmes letrës sime, se roli i Ek-

zarkut Patriarkal ishte ringritja dhe riorganizi- mi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë dhe se, me nismën e qartë të Patriarkut Ekumenik, i gjithë zhvillimi i Kishës Orthodhokse do të përshpejtohej për të mirën e gjithë popullit shqiptar. Po ashtu, theksova se, duke qenë e organizuar, Kisha Orthodhokse do të përbënte një faktor shumë të çmuar për mirëqe- nien sociale të vendit dhe do të ishte një amba- sador i shkëlqyer i vendit në Evropën e kri- shterë dhe në botën e krishterë në përgjithësi.

Takimi u transmetua po atë ditë në emisionin kryesor të lajmeve televizive. Të nesërmen (dt. 1 gusht 1991), gazeta “Zëri i Popullit”, në faqen e parë të saj, në shkrimin me titull “Presidenti Alia priti Ekzarkun e Patriarka- nës Ekumenike të Kostandinopojës”, shkroi: “Dje, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ramiz Alia, priti në zyrën e tij Ekzarkun Pa-

triarkal të Patriar- kanës Ekumenike të Kostandino- pojës, z. Anastas Janullatos, i cili shoqërohej nga prifti Gj. Leo- nardhos dhe nga përfaqësuesi i komunitetit or- thodhoks të Tira- nës, z. A. Dhima. Gjatë bisedës u shkëmbyen pikë- pamje për kriji-

min e kushteve më të mira për zhvillimin e ve- primtarive të fesë orthodhokse në Shqipëri, në mënyrë që t’i përgjigjet plotësisht rolit të saj dhe përgjegjësive kombëtare. U diskutua, gjithashtu, për nevojën e themelimit të fon- dacioneve të reja të fesë orthodhokse dhe të garantohej arsimimi i kuadrove të rinj në fu- shën e adhurimit fetar. Gjatë takimit u theksua se përpjekjet që ndërmerren sot janë në shër- bim të qëllimit që Kisha Orthodhokse e Shqi- përisë të mbetet autoqefale. Takimi u zhvillua në një klimë miqësore”.

Po të kemi parasysh artikullin e vjetër të kësaj gazete (dt. 30 janar 1991), me titull “Fantazmat e Fanarit”, si edhe refuzimin kokëfortë fillestar të Presidentit Alia, si ko- ment të vetëm do të mund të themi: “Ky është ndryshimi i së djathtës së të Lartit”.

(vijon në numrin e ardhshëm)