Kujtime dhe reflektime në dhjetëvjetorin e Fronëzimit
Duke u afruar 2 Gushti, be-
simtarëve të hershëm të Kishës së
Ungjillëzimit u ngjallen kujtime të
shumta. Mundësia e Fronëzimit të
një Kryepiskopi, me të gjitha pa-
sojat e bekuara që do të vinin për
kishën, ishte bërë realitet.
Patriarkana Ekumenike kishte
dhënë pëlqimin që, në mungesë të
një peshkopi shqiptar ose me
origjinë shqiptare nëpër botë, të
vihej në krye të Kishës sonë, Eksa-
rku Patriarkal, Imzot Anastasi,
qysh prej një viti në krye të kishës
dhe njohës i mirë i problemeve të
saj.
Duke e risjellë në mend atë
periudhë të trazuar të ringjalljes
së Kishës dhe njëkohësisht të
demokratizimit të vendit, besi-
mtarët othodhoksë nuk mund të
mos bëjnë një bilanc të jetës së
kishës në 10 vitet që kaluan dhe
të bekojnë e lavdërojnë Perëndinë
që në çastin më kritik, vuri dorën
dhe e zgjidhi situatën e një grigje
të mbetur në mes të rrugës, duke i
dërguar barinë e saj.
Çasti ishte vërtet i vështirë,
komuniteti ende i parimëkëmbur,
përreth tij kishte vullnetmirë që
donin ta ndihmonin, por edhe shu-
më që kërkonin ta pengonin, për
hir të asaj prirjeje negative, dasha-
keqe, që gjallon si bar i keq kudo
ku mungon fryma e Perëndisë.
Mirëpo, komuniteti i besoi së mi-
rës, i besoi Patrikut Ekumenik, i
cili edhe sot kujdeset për mbarë-
vajtjen e tij dhe të gjithë Shqipë-
risë, i besoi dhe kishave të tjera
nëpër botë, që ia rekomandonin
Imzot Anastasin, si misionarin që
i duhej, i besoi vetes dhe kuptoi
pikërisht nga presionet e ndryshe,
se ç’duhet të bënte.
Historikisht, Komuniteti Or
thodhoks ka një përvojë të hidhur
në situata analoge në të kaluarën.
Këto ndërhyrje me sfond politik,
por edhe të përziera me keqdashje
të kotë, patën arritur disa suksese
dhe madje, në kohën e “eklipsit”
ateist, u krye gjëma e mbylljes së
kishave dhe e fshirjes së një pjese
të mirë të trashëgimisë sonë kultu-
rore. I ringjallur, ai ka formuar bi-
ndjen se problemet e tij i zgjidh
vetë dhe nuk pranon asnjë ndihmë
përveç asaj që ofrohet në frymën
e Krishtit. Dhe e ka tagrin të ngu-
Imojë në këtë, sepse e ka provuar
vlerën dhe forcën e tij edhe në
lëmin patriotik, qytetërues e social
me një kontribut të shquar.
Sot mund të shikojnë mbrapa
me sy vetëkritik, si besimtarët e
krishterë orthodhoksë, ashtu edhe
ata që i kritikuan ose u orvatën t’i
pengonin. Shumë prej këtyre të
fundit e pranojnë gabimin, por ka
edhe nga ata, që për të mos rënë
poshtë ose për mosnjohje të atyre
që kanë ndodhur ndërkohë, ngulin
këmbë tek e tyrja. Historia do t’i
japë secilit atë që i takon.
Problemi madhor tani qëndron
tek ne vetë. Sa e mbajmë gjallë
frymën kristiane, që në ato fillime
të vështira na bëri të ndiheshim
afër Zotit dhe të afermit tonë? Me
mirëqënien relative që pasoi, sa
prej nesh vazhdojnë ta ndjejnë
solidaritetin, duke i qëndruar afer
Kishës dhe nevojtarëve që ajo
ndihmon? Sa e ndihmojmë vetë
Kishën tonë në problemet që i da-
lin, me anën e dëshmisë sonë kura-
joze?
Kisha jonë dha një shembull
të ndritur në verën e 1999, duke u
qëndruar pranë grave e femijëve
kosovarë nevojtarë dhe ne e
falenderojmë Kryepiskopin tonë,
që e kupton në mënyrë kaq ba-
shkëkohore misionin e tij dhe
ndërhyn tek miqtë që ka nëpër bo-
të, në mënyrë që Kisha jonë Ortho
dhokse Autoqefale të luajë rol
social e patriotik në dobi të afrimit
ndërshqiptar. I urojmë atij dhe
Sinodit të Shenjtë jetë të gjatë dhe
forcë në kryerjen e misionit të tyre.
Lekë Tasi