Do vetëm pak më shumë se 1 muaj që të përfundojë afati ligjor për kthimin e kompensimin e pronave. Përgjithësisht, është punuar mirë nga këshillat kishtare për evidentimin e pronave të Kishës sonë, për plotësimin e dokumentave të nevojshme e dorëzimin e tyre në komisionet përkatëse për kthimin e kompensimin e pronave.
Mund të veçohen për punë të mirë Gjirokastra, Korça, Kavaja, Lushnja etj., për evidentimin e çdo prone dhe kryerjen e veprimeve ligjore për kthimin e tyre. Por, duhet shpejtuar dhe kërkohet më shumë vëmendje nga këshillat kishtare të Fierit, Elbasanit, Sarandës, Durrësit e Pogradecit.