Edhe këtë vit, me beki- min e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas, në shumë enori të Kishës sonë u zhvilluan kampet ditore njëjavore me temë qendro- re “Të rritemi me Krishtin”.
Këto kampe u zhvilluan në fund të gushtit dhe në fi- llim të shtatorit me pjesë- marrje të gjerë të fëmijëve orthodhoksë të drejtuar nga priftërinjtë e çdo kishe, ka- tekistët dhe shumë vullneta- rë të rinj. Programi i kampit ishte nga ora 0800 deri në 1200.
Çdo ditë e kampit niste me lutjen e mëngjesit dhe vazhdonte me bisedën shpir- tërore, punën e dorës, këngët etj. Temat shpirtërore ishin: “Të rritemi në besim”, “Të rritemi në të vërtetën”, “Të rritemi në dashuri”, “Të rritemi në mendime, tjalë dhe vepra”.
Në Tiranë, në datat 20- 26 gusht, u organizua kampi
ditor në dy qendra: para- dite në mjediset e kopshtit “Ungjillëzimi” dhe pasdite në ato në rrugën “Qemal Stafa”.
Në Kavajë kampi ditor u organizua nga data 27 gusht-2 shtator, në mjediset e kishës “Shën Nikolla”. Sipas moshës, fëmijët u ndanë në 3 grupe. Kjo ishte një mundësi për ta jo vetëm për të mësuar më shumë
rreth besimit, por edhe për t’u argëtuar, pasi përveç më- simeve për besimin, zhvi- lloheshin edhe lojëra të ndryshme.
Në Shkodër, mbi 50 fë- mijë morën pjesë në aktivi- tetet e zhvilluara në qytet dhe në Vrakë.
Nga 24-31 gusht një kamp u zhvillua edhe në
(Vijon në faqen 10)
(Vijon ngafaqja 9)
qytetin e Gramshit, me më shu- më se 100 pjesëmarrës. Fëmijët u mblodhën në kishën “Metamorfoza e Shpëtimtarit”. Kampi niste me Shërbesën e Mëngjesit, komentin e Ungjillit të ditës, mësim kënge, biseda shpirtërore, lojëra të ndryshme, punë dore etj. Gjithashtu u organizuan ekskursione në pika të ndryshme të qytetit, por ai më mbresëlënësi ishte në Manastirin e hirshëm të Shën Vlashit.
Nga 13 deri më 22 gusht aktivi- teti u organizua në zonën e Gjinarit. Në këtë kamp morën pjesë rreth 120 fëmijë. Temat u zhvilluan nga katekistë dhe studentë të Akademi- së Teologjike. Megjithëse këta fë- mijë jetojnë në një zonë të thellë malore treguan sa e duan Perëndi- në dhe u shprehën mirënjohës ndaj Kishës dhe Kryebariut të saj, i cili u mundësoi këtë aktivitet.
Duke parë që në zonat rurale ka mungesë aktivitetesh, Kisha
Orthodhokse organizoi një kamp veror edhe në zonën Mëlizë-Shel- can, ku morën pjesë 65 fëmijë të këtyre fshatrave. Programi ishte i larmishëm; me shërbesa kishtare, këngë kishtare e popullore, tema sociale dhe shpirtërore, puna e do- rds etj. Në kamp u organizua një marshim në kishën e Shën Nikollës, si dhe një ekskursion në Manastirin e Shën Vlashit, në Durrës. Një kamp i tillë u realizua në fshatin Kuqan të komunës Shirgjan, ku morën pjesë 58 fëmijë.
Në Mitropolinë e Beratit kë- to kampe ditore u zhvilluan në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit në Poro të Vlorës, në Berat, në Lu- shnje, në Shën Pjetër, në Bubullimë, Krutje, Fier, Mifol dhe Karavasta. Pjesëmarrja për çdo kamp ishte 40- 60 fëmijë të moshës 7-14 vjeç.
Nga 27 gushti deri më 2 shtator në kishën e Profetit Ilia në qytetin e Korçës, u zhvillua kampi ditor
ku morën pjesë rreth 100 fëmijë. Në të fëmijët patën mundësinë të mësonin si të jetojnë besimin, të rriten brenda frymës së krishterë orthodhokse nëpërmjet bisedave shpirtërore të përditshme. Në fund u zhvillua edhe “festival] i fëmijë- ve”, ku ata konkurruan me vjersha, këngë, skeçe dhe humor.
Kampet ditore u organizuan për herë të parë këtë vit edhe në qytetin e Librazhdit ku morën pje- së rreth 45 fëmijë. Në kamp u organizua një ndeshje e veçantë futbolli, si edhe një ekskursion në Manastirin e Shën Vlashit, në Du- rrës. Gjithashtu lojërat sportive i dhanë kampit një ditë tjetër të gëzueshme.
Nga dhjak Niko Lushi, dhjak Niko Petani, Petro Halili, Robert Pelushi, Vangjel Qazimllari, Entela Kostrita
Kujdes i veçantë i Kishës për fëmijët
U zhvilluan kampet ditore me temë
“Të rritemi me Krishtin”