Kisha e re e Kuçovës ngrihet në një pikë piktoreske dhe dominuese, rrethuar me pisha, në parkun e qytetit. Ajo u ngrit në një truall 1400 m2, i cili iu dha besimtarëve orthodhoksë nga bashkia e qytetit.
Kisha, e cila ka një sipërfaqe 480 m2, ka formë bazilike me kupolë. I gjithë konstruksioni i saj i është përshtatur terrenit të thyer. Lartësia në kupolë është 15.5 m, ndërsa në kambanore 18.5 m.
Në kishë janë bërë edhe punime artistike, si një mozaik i vendosur në dyshemenë e saj, kapitelet e parapetet, ndërsa oborri është shtruar me rrasa guri.