“Kthimi tek Zoti – banket festiv …”Kampidimëror i vajzave
Nga datat 16-18 shkurt 2007, në mjediset e qendrës shpirtërore – arsimore “Thavor” të Kishës so- në u organizua kampi dimëror për vajza. Tema tij, e lidhur me periu- dhën e Kreshmës së Madhe, ishte: “Kthimi tek Zoti – banket festiv …”
Në këtë kamp morën pjesë rreth 60 vajza, nga Tirana, Durrësi, Shën Vlashi, Shën Joan Vladimiri, Gjirokastra, Kavaja dhe Fieri. Të gjitha ato janë pjesëmarrëse të rre- gullta të kampeve të verës.
Vajzat u ndanë në pesë grupe, traditë kjo e njohur tashmë dhe për- katësisht me emrat: “Kreshma”, “Lutja”, “Pendimi”, “Kungimi” dhe “Lëmosha”. Drejtueset e grupeve dhe stafi organizues ishin vajzat tash- më të diplomuara nga Akademia Theologjike. Programi përmbante aktivitete të ndryshme argëtuese dhe shpirtërore. Të premten pasdite, pas mirëseardhjes, ndarjes nëpër dhoma dhe shpërndarjes së dosjeve me materiale të ndryshme shpirtëro- re, u zhvillua në njërën nga sallat e qendrës, Shërbesa e Paraklisit, drej- tuar Shën Marisë. Pas kësaj shër- bese për të gjitha vajzat u shtrua darka dhe më pas u mbajt referati i parë me temë: “Kthimi tek Ati Qie- llor”. Referuesi i kësaj teme ishte Hirësia e Tij Nikolla, Episkop i Apollonisë. Hirësi Nikolla e përfu- ndoi referatin e tij duke theksuar që të gjithë ne, edhe pse mund të kemi shumë detyrime të tjera në jetën e përditshme të përpiqemi që
gjithmonë të gjejmë kohë për të takuar Krishtin, sepse gjithçka nis nga dashuria që ne kemi, ose do të krijojmë për Zotin. Le të jetë kjo pe- riudhë e Kreshmës një periudhë ku ne të mund të njohim dhe të duam më tepër Krishtin, Perëndinë tonë.
Dita e shtunë filloi me zgjimin dhe Shërbesën e Mëngjesores. Më pas, në sallën e ngrënies u kënduan dhe u mësuan këngë të reja nga jeta në kamp. Përpara orës së pu- nës së dorës, që për këtë periudhë triditore ishte projekti i bërjes së kryqit me rruaza, u mendua të orga- nizohej një prezantim i shkurtër i jetës rinore të këtyre grupeve të ar- dhura nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Kështu, çdo qytet, i përfaqësuar nga grupi i tij, prezantoi zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe në fund një këngë përshëndetëse. Puna e dorës ishte rreth një orë, duke i lënë vendin kështu referatit të dytë me temë, Për jetën e botës.
me referues të saj z. Nathan Hoppe.
Më pas vajzat patën mundësinë të ndiqnin një prezantim për Aka- demind Theologjike. Gjatë gjithë ditës vajzat patën mundësinë të përgatiteshin më mirë për periu- dhën e kreshmës, duke marrë pjesë në misterin e rrëfimit, i kryer nga atë Jani Trebicka. Pas kohës së lirë të gjitha vajzat u mblodhën sipas grupeve dhe morën pjesë në studi- min biblik, i drejtuar nga drejtueset e grupeve me temë “Vigjilenca” (pa- sazh ky i shkëputur nga Mt. 25:1 -13) dhe pikërisht Paravolia e Dhjetë Virgjëreshave.
Referati i tretë dhe i fundit për këtë periudhë të shkurtër kampi ishte ai me temë, Liturgjia Hyjno- re, me referues Hierodhjakon Asti Bakallbashi. Në këtë referat ai theksoi rëndësinë e komunitetit të krishterë, duke e barazuar atë me një trup të vetëm, që në mbledhjen së bashku, ky trup i vetëm shpreh
mirënjohjen ndaj Perëndisë, duke kujtuar gjithçka ka bërë Krishti për të gjithë ne.
Nata e së shtunës u mbyll me programin e meditimit, shoqëruar me këngë të qeta dhe lutje të ndryshme drejtuar Perëndisë tonë të dashur, duke medituar mbi pyetjen që iu drejtua të gjitha vajzave, me anë të një kartoline, të përgatitur enkas për to dhe pikërisht; Cila do të ishte përgatitja juaj për të takuar Zotin e Ngjallur në ditën e Pashkës?
Mëngjesi i së dielës i mblodhi vajzat në Katedralen “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, ku morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore.
Sonila Dedja