Kthehet tradita në kishën
3 qershori kishte një pelegrinazh sa të
veçantë aq dhe të rëndësishëm për komu-
nitetin orthodhoks të Durrësit. Drejtuesit
e këtij pelegrinazhi ishin priftërinjtë e eno-
risë së Durrësit atë Spiro Tola dhe atë Spi
ro Qosja, si edhe dhjakon Spiro Kostoli,
gjithashtu ishin edhe dy nga pedagogët e
Akademisë “Ngjallja e Krishtit” profesorët
Dhimitër Qosja dhe Thoma Çomëni.
E veçanta e tij ishte sepse bëhej në një
kishë të mirënjohur, që ruan një kujtim të
fortë në mendjen e besimtarëve të vjetër,
në kishën e Shën Athanasit në Pjeshkëz.
rrënuar të Shën Athanasit
Tashmë ka mbetur vetëm një pjesë nga the-
melet, sepse u shkatërrua në kohën e dik-
taturës. Në vitet e kaluara, ajo kishë vizi-
tohej nga të krishterët orthodhoksë, që vinin
nga e gjithë Shqipëria.
Pikërisht qëllimi i këtij pelegrinazhi
ishte që besimtarët të riafroheshin me
traditën e ndërprerë gjatë gjithë këtyre
viteve, por që edhe moshat e reja të tra-
shëgojnë këtë traditë kaq të çmuar për jetën
e tyre dhe të komunitetit.
Glen Llaçi