EmailFacebookKontakt

Kthehet Manastiri i Ardenicës

Një lajm i gëzuar për gjithë besimtarët orthodhoksë: Manastiri i Ardenicës iu rikthye Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Pas vitesh “burgimi” ateist, mbas vitesh përdorimi si tavernë e vend qejfi, mbas vitesh lutjesh të zjarrta Perëndisë.

Duke falenderuar gjithë ata që kontribuan që kjo të realizohej, urojmë që ky të jetë fillimi i mbarë, që do t’i hapë rrugën kthimit të të gjitha pronave tona; të kishave që u është vënë kyçi prej vitesh apo ndodhen nën juridiksionin e reparteve ushtarake, të enëve të shenjta të mbyllura nëpër depo, të arkivave – kujtesës sonë historike…

Tani që Ardenica iu kthye të zotit të ligjshëm – Komunitetit Orthodhoks, ajo do nisë sërish të kryejë atë për të cilën ishte ndërtuur: formimin shpirtëror të murgjërve, klerikëve dhe hierarkëve të Kishës sonë.