EmailFacebookKontakt

Kthehen kambanat e marra nga bolshevikët

Rusi

Kthehen kambanat e marra nga bolshevikët

Kisha Orthodhokse Ruse dhe Universiteti i Hawardit arritën një marrëveshje për kthimin e kambanave të Manastirit të Shën Danielit, në Moskë.

18 kambanat e manastirit ishin blerë më parë, në shekullin e kaluar, nga Universiteti i Hawardit nga një industrialist amerikan, Charles Crane, i cili nga ana e tij ua kishte blerë ato autoriteteve sovjetike në vitet ’20, kur ishin gati për t’i shkatërruar duke i shkrirë.

Ky ansambël, unik në llojin e tij, përfshin ndër të tjera edhe një kambanë me peshë 12 tonë dhe 2 kambana të çmuara, të dhuruara manastirit nga Cari Teodor Romanov, në vitin 1682.

Sipas marrëveshjes kambanat janë blerë ligjërisht nga universiteti dhe se ato janë pjesë e pasurisë shpirtërore të popullit rus dhe duhet të kthehen atje ku u morën. Rusia merr përsipër zëvendësimin e tyre me kopje, transportin, dhe ndërtimet e nevojshme për rivendosjen e tyre.

Sipas ekspertëve, në botë ka vetëm katër komplekse kambanash të ngjashme me ato të Manastrit të Shën Danielit: në Kremlin, në manastrin e Pskovit dhe në Talin (Estoni).

Manastiri i Shën Danielit iu kthye Kishës Ruse në vitin 1983 dhe që atëherë është rezidenca zyrtare e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë.