Kryqi
simboli i Shpëtimit tonë
Para njëzet shekujsh, kryqi
ishte mjet i dënimit poshtërues
dhe i vdekjes së frikshme. Ro-
makët dënonin me kryqëzim
kriminelët më të mëdhenj.
Sot, Kryqi mbizotëron në të
gjithë jetën e besimtarëve të
krishterë, në të gjithë jetën e
kishës sonë, si mjet flijimi,
shpëtimi, gëzimi, shenjtërimi
dhe hiri. Siç shkruan Shën
Joan Gojarti (Krisostomi), “ky
simbol i mallkuar dhe i neverit-
shëm i dënimit më të rëndë,
tani është bërë i dashur dhe i
shtrenjtë”. E sheh kudo. “Në
Tryezën e Shenjtë, në hirotoni-
në e priftërinjve, në Liturgjinë
Hyjnore; në shtëpitë, në tregjet,
në shkretërirat dhe në rrugët;
në detet, në anijet dhe në ishujt;
në krevatet dhe në veshjet; në
martesat, në gostitë, në enët e
arta dhe të argjendta; në stolitë
dhe afresket… Kaq i shtrenjtë
u bë për të gjithë kjo dhuratë e
mrekullueshme, ky hir i pa-
përshkruar”.
Me të vërtetë, ngado që të
hedhësh vështrimin, brenda
dhe jashtë kishës, do shikosh
shenjën e Kryqit. Si simbol
skematik, i dukshëm, por edhe
si gjest i shenjtë. Shenja e
Kryqit mbizotëron në jetën e
Kishës.
Por, përse?
Sepse, që atëherë, kur mbi
Kryqin u mbërthye dhe vdiq për
shpëtimin e botës vet Perëndia,
Zoti ynë Jisu Krisht, ky mjet i
dënimit u bë mjet i shpëtimit.
“…Nuk është më masë
dënimi, por trofe i shpëtimit
tonë u bë” – thotë një tropar.
Objekti i turpit u bë lavdia e
Kishës. Simboli i mallkimit u
bë “shpërblesë e mallkimit të
lashtë”. Druri i vuajtjes dhe i
vdekjes, u bë “shenjë e gëzimit”
dhe “thesarmbajtës i jetës”.
Dhe të gjitha këto, ngaqë mbi
drurin e Kryqit, bashkë me
trupin e Tij të përmbikulluar,
Zoti mbërtheu edhe mëkatet
tona. Siç shkruan Apostulli i
shenjtë Pavli, na fali “gjithë
fajet; duke shuar dorëshkro-
njën e porosive që ishte kundër
nesh… duke mbërthyer atë mbi
kryq” (Kol. 2:14).
Kryqi i Krishtit na pajtoi me
Atin qiellor, nga i Cili na kishte
ndarë djalli duke mashtruar
njerëzit e parë. Kryqi i Krishtit
na hapi Mbretërinë e Qiejve,
përderisa deri në kryqëzimin e
Tij, ferri përpinte në mënyrë të
pangopur madje edhe të drej-
tët. Prandaj ka kaq fuqi edhe
hir, fuqinë dhe hirin e Krishtit,
që, kur u kryqëzua, e kaloi në
mënyrë mistike dhe të pakup-
tueshme te Kiyqi i Tij i nderuar,
siç na e thotë me urtësi edhe
himnologjia: “Kryqi yt, o Zot,
edhe pse duket dru në thelb,
është i veshur me pushtet hyj-
nor; edhe pse është i dukshëm
në botë, shpirtërisht bën
mrekullinë e shpëtimit tonë…”.
Kryqi pra, u bë simboli i vet
Krishtit. Simbol, nga i cili
dridhen demonët.