EmailFacebookKontakt

“Kryqi i Nderuar” në Berat

Për ekskursionin e saj vjetor Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar” e Gjirokastrës, zgjodhi kësaj here qytetin e Beratit. Morën pjesë gjashtëdhjetë nxënës të të katër klasave, si dhe dhjetë mësues e shoqërues (19-20 maj).

Stacioni i parë i tyre ishte Mana- stiri i Hirshëm i Shën Kozmait të Kolkondasit. Kisha është e tipit bazilikë me kupolë, me përmasa 17,5 X 8,60 m, trikamarëshe e stilit agjioritik. Në pjesën lindore të saj gjenden rrënojat e një kishe më të vjetër (e Hyjlindëses), në të cilën ruhen ende fragmente pikturash murale. Midis dy kishave u ndërtua një paraklis, brenda të cilit gjendet varri i Shën Kozmait. Sot, në këtë manastir janë duke u kryer punime restauruese nën kujdesin e Krye- episkopit Anastas.

Stacioni i dytë ishte Manastiri i Ardenicës, i cili ndodhet mbi një kodër, nga ku Fusha e Myzeqesë shihet si në pëllëmbë të dorës. Dikur, në vend të këtij manastiri ekzistonte një manastir bizantin, ndërsa transformimi në formën e sotme nis qysh prej shek. XVIII. Pikturat murale i përkasin vitit 1744

dhe ruhen në një gjendje shumë të mirë, ashtu si edhe ikonostasi i famshëm prej druri.

Ky manastir është i lidhur ngu- shtë me historinë e vendit, sepse në një nga kishat e tij heroi legje- ndar i Shqipërisë Gjergj Kastriot Skënderbeu kreu ceremoninë e martesës së tij me Andronikën, në vitin 1451, faktky që dëshmon se i përkiste besimit orthodhoks. Në

këtë manastir jetoi gjatë gjysmës së parë të shek. XVIII hieromo- naku nga Voskopoja Nektar Terpo, pararendësi i Shën Kozmait të Kolkondasit për sa i përket veprës predikuese në radhët e popullsisë që rrezikonte të humbte besimin.

Në pasdite ekskursionistët mbërritën në Berat. Në mbrëmje ata u pritën nga Mitropoliti i Beratit Ignati, i cili u foli për historinë e

qytetit, që nga lashtësia.

Të nesërmen, ditë e diel, ekskur- sionistët ishin të pranishëm në Li- turgjinë Hyjnore në kishën e Shën Spiridhonit, të cilën e kryesoi Mitropoliti. Në vazhdim vizituan qytetin e vjetër, i cili ndodhet mbi një kodër, brenda mureve rrethuese, ku ruhen mjaft shtëpi të vjetra si dhe dyzet e tri kisha bizantine dhe pasbizan- tine. Një prej tyre funksionon sot si muze i ikonografit të shumënjo- hur Onufri (shek. XVI), vepra të të cilit janë të ekspozuara në mjediset e tij, si dhe mjaft ikona e relike kishtare. Në këtë kishë, në vitin 1868 mitropoliti Anthim Aleksudhi zbuloi kodikun e famshën pergamenor të Beratit, me kapakë argjendi të larë në ar dhe me shkronja ari të tretur, i cili përmban pjesë nga ungjijtë e Mattheut dhe të Markut, i cili dato- het në shek. VI dhe sot ruhet në Muzeun Kombëtar.

Bashkekzistenca paqësore ndër- mjet Orthodhoksisë dhe Islamit ra- vijëzohet qartë në qendër të qytetit, ku fare pranë kishës orthodhokse me kupolë që po ndërtohet ngrihet edhe një xhami me minare.

Dh. Vamvakas

Për ekskursionin e saj vjetor
Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi
i Nderuar” e Gjirokastrës, zgjodhi
kësaj here qytetin e Beratit. Morën
pjesë gjashtëdhjetë nxënës të të
katër klasave, si dhe dhjetë mësues
e shoqërues (19-20 maj).
Stacioni i parë i tyre ishte Mana-
stiri i Hirshëm i Shën Kozmait të
Kolkondasit. Kisha është e tipit
bazilikë me kupolë, me përmasa
17,5 X 8,60 m, trikamarëshe e stilit
agjioritik. Në pjesën lindore të saj
gjenden rrënojat e një kishe më të
vjetër (e Hyjlindëses), në të cilën
ruhen ende fragmente pikturash
murale. Midis dy kishave u ndërtua
një paraklis, brenda të cilit gjendet
varri i Shën Kozmait. Sot, në këtë
manastir janë duke u kryer punime
restauruese nën kujdesin e Krye-
episkopit Anastas.
Stacioni i dytë ishte Manastiri i
Ardenicës, i cili ndodhet mbi një
kodër, nga ku Fusha e Myzeqesë
shihet si në pëllëmbë të dorës.
Dikur, në vend të këtij manastiri
ekzistonte një manastir bizantin,
ndërsa transformimi në formën e
sotme nis qysh prej shek. XVIII.
Pikturat murale i përkasin vitit 1744
“Kryqi i Nderuar” në Berat
dhe ruhen në një gjendje shumë të
mirë, ashtu si edhe ikonostasi i
famshëm prej druri.
Ky manastir është i lidhur ngu-
shtë me historinë e vendit, sepse
në një nga kishat e tij heroi legje-
ndar i Shqipërisë Gjergj Kastriot
Skënderbeu kreu ceremoninë e
martesës së tij me Andronikën, në
vitin 1451, faktky që dëshmon se i
përkiste besimit orthodhoks. Në
këtë manastir jetoi gjatë gjysmës
së parë të shek. XVIII hieromo-
naku nga Voskopoja Nektar Terpo,
pararendësi i Shën Kozmait të
Kolkondasit për sa i përket veprës
predikuese në radhët e popullsisë
që rrezikonte të humbte besimin.
Në pasdite ekskursionistët
mbërritën në Berat. Në mbrëmje
ata u pritën nga Mitropoliti i Beratit
Ignati, i cili u foli për historinë e
qytetit, që nga lashtësia.
Të nesërmen, ditë e diel, ekskur-
sionistët ishin të pranishëm në Li-
turgjinë Hyjnore në kishën e Shën
Spiridhonit, të cilën e kryesoi Mitro­
politi. Në vazhdim vizituan qytetin
e vjetër, i cili ndodhet mbi një kodër,
brenda mureve rrethuese, ku ruhen
mjaft shtëpi të vjetra si dhe dyzet
e tri kisha bizantine dhe pasbizan-
tine. Një prej tyre funksionon sot
si muze i ikonografit të shumënjo-
hur Onufri (shek. XVI), vepra të të
cilit janë të ekspozuara në mjediset
e tij, si dhe mjaft ikona e relike kish­
tare. Në këtë kishë, në vitin 1868 mi­
tropoliti Anthim Aleksudhi zbuloi
kodikun e famshën pergamenor të
Beratit, me kapakë argjendi të larë
në ar dhe me shkronja ari të tretur,
i cili përmban pjesë nga ungjijtë e
Mattheut dhe të Markut, i cili dato-
het në shek. VI dhe sot ruhet në
Muzeun Kombëtar.
Bashkekzistenca paqësore ndër-
mjet Orthodhoksisë dhe Islamit ra-
vijëzohet qartë në qendër të qytetit,
ku fare pranë kishës orthodhokse
me kupolë që po ndërtohet ngrihet
edhe një xhami me minare.
Dh. Vamvakas