EmailFacebookKontakt

Kryqëzimi i Jisuit

Dhe shtrënguan të mbante kryqin e tij njëfarë Simon Kireneasi, të atin e Aleksandrit e të Rufit, i cili po kalonte andej, duke u kthyer nga ara. Dhe e çuan Jisuin në vendin e quajtur Golgota, që e përkthyer do të thotë Vendi i Kafkës. Dhe i jepnin të pinte verë të përzier me smirnë; por ai nuk e mori.

Pastaj e kryqëzuan dhe i ndanë rrobat e tij, duke hedhur short për të caktuar se kujt do t’i takonin.

Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.

Dhe mbishkrimi që tregonte shakun e dënimit të tij, thoshte: Mbreti i Judejve.

Dhe bashkë me të u kryqëzuan dy kusarë, njëri në të djathtë e tjetri në të majtën e tij. Dhe u përmbush Shkrimi që thotë: “Dhe ai u numërua me të paudhët”.

Dhe ata që kalonin aty afër e shanin, duke tundur kryet e duke thënë: Ua, ti që shemb tempullin dhe në tri ditë e ndërton, shpëto veten dhe zbrit nga kryqi! Në të njëjtën mënyrë edhe kryepriftërinjtë me shkruesit, duke u tallur, i thoshin njëri-tjetrit: Shpëtoi të tjerët e nuk mund të shpëtojë vetveten! Krishti, Mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi, që ta shohim e ta besojmë!