Kryepiskopit
Anastas
i jepet Çmimi
i njohur “Pro
Humanitate”
Instituti i Kulturës Evro-
piane “Pro Europa”, i akordoi
çmimin e vet të përvitshëm
“Pro Humanitate”, Kryepi
skopit të Tiranës, Durrësit
dhe të gjithë Shqipërisë,
Prof. Dr. Anastasit.
Ky Institut është nën
mbikqyrjen e Presidentit të
Këshillit të Evropës, Lordit
Russel-Johnston; të Preside-
ntes së Parlamentit Evro-
pian, znj. Nicole Fontane dhe
të Presidentit të Këshillit të
Evropës, z. Romano Prodi.
President i Këshillit Drej-
tues është princi Eric, ba-
shkëshorti i mbretëreshës së
Danimarkës.
Midis të lauruarve të vi-
teve të shkuara janë edhe:
kardinali Franz Konig, Si
mon Wiesenthal, Mstislov
Rostropovitch.
Ceremonia e dorëzimit të
Çmimit do të kryehet në da-
rkën e datës 15 shtator, në
Sarajevë, në kuadrin e Ko-
nferencës Ndërkombëtare
“Të Krishterë dhe Myslima-
në në Evropë”. ‘
Të njëjtën ditë, Fortlu-
mturia e Tij Anastasi do të
flasë në Konferencë, duke
referuar temën “Kontributi
fetar për zhvillimin e përba-
shkët të vlerave të pranue-
shme në Evropë”. Kjo Konfe-
rencë organizohet në mënyrë
të përbashkët nga “Konfere-
nca Evropiane e Kishave
(CEC), në të cilën marrin pje-
së Kishat evropiane (përveç
asaj Katolike), dhe “Këshilli
i Konferencave Episkopale
(Katolike) të Evropës”
(CCEE).