Kryepiskopi në Mitropolinë e Gjirokastrës
DY HIROTONITË REJA
Me të vërtetë paskale ishte atmosfera në Mitropolinë e Gjirokastrës, të Dielën e Thomait. Liturgjinë Hyjnore në kishën e Kryengjëjve, në Gjirokastër e kreu Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi. Dhe, kjo Liturgji kishte një ngjarje të veçantë, sikundër çdo vizitë dhe meshim i Kryepiskopit në këto zona. Atë ditë u dorëzua në gradën e priftit, dhjakon Stefan Jano, dhe në gradën e dhjakonit z. Niko Hajro. Qindra besimtarë, si- domos të rinj pjesëmarrës të grupeve të katekiz- mit, nxënës të Liceut “Kryqi i Nderuar”, vajzat e konviktit kishtar etj., bashkuan lutjet e tyre për t’i denjësuar Perëndia të dy të hirotonisurit, për t’i shërbyer Atij dhe popullit të Tij me de- votshmëri. At Stefani dhe dhjakon Nikolla, në fjalën e tyre të shkurtër, i premtuan Kryepiskopit për të qenë gjithnjë në shërbimin e mirë të Kishës dhe të mistereve të Perëndisë.
Kryepiskopi, duke marrë shkas nga Ungjilli i ditës dhe nga kujtimi i ngjarjes të prekjes së Thomait të Krishtit të Ngjallur, në predikimin e tij ftoi besimtarët të ndjekin mësimin e të besuarit çdo ditë e më tepër të Krishtit Perëndi, themelit të besimit tonë. Se pasionet e jetës së përditshme, mosthellimi në lutje sistematike, neglizhimi i detyrimeve që rrjedhin nga besimi orthodhoks mund të shpien në një shembull
tjetër, që Kisha jonë kujtoi ato ditë, atë të Judës. “I krishteri orthodhoks, – porositi Kryepiskopi, – duhet të jetojë dhe përjetojë çdo çast të jetës së tij me sigurinë e pranisë së Krishtit të Ngjallur”.
Pas rikonstruksionit rrënjësor që i është bërë kishës së Kryeengjëjve vitin e fundit falë përkujdesjes dhe fondeve të siguruara nga Kryepiskopi Anastas, i është shtuar edhe një element tjetër, ikonostasi e ri prej druri i gdhe- ndur, i cili u përgatit sipas imitimit të ikonos- tasit të vjetër që ishte shkatërruar plotësisht, në bazë të një pjese të vogël që ka shpëtuar. E gjithë puna artistike dhe fine e gdhendjes dhe e vendosjes në vend të ikonostasit u realizua nga mjeshtër vendas.
Një çast tjetër i gëzuar i kësaj vizite ishte gjithashtu meshimi i Kryepiskopit Anastas, në kishën e Kryeengjëllit Mihail, në Goranxi, Liturgji e cila u shoqërua gjithashtu me hiroto- nisjen në gradën e dhjakonit të z. Spiro Basho, një i ri nga fshati Terihat i Dropullit. Liturgjia u krye të martën më 10 maj, dhe ndonëse qe ditë jave, dhjetëra besimtarë, nxënës të shkollave etj., lanë punët dhe mësimet dhe morën pjesë në këto mistere të Kishës sonë Orthodhokse. Atmosfera ishte prekëse, se pas kaq vitesh përpjekjesh dhe pune këmbëngulëse të Kryepiskopit dhe ba- shkëpunëtorëve të Tij u arrit që dhe nga Dropulli të kemi dy hirotonisje, gjë që përbën një mesazh shprese për të ardhmen. Këtë përsëriti me emfazë Kryepiskopi në fjalën e Tij: “Sigurimi i një gje- nerate të re klerikësh, në traditën e atyre të parapersekutimit, është gjëja më imediate që duhet të bëjnë të gjitha enoritë Orthodhokse, në veçanti në këto treva ku për fat të keq akoma pak njerëz janë gati për t’u bërë klerikë”.
Gjatë qëndrimit të Tij në Gjirokastër, Kryepiskopi gjithashtu takoi nxënësit e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” dhe drejtuesit e shkollës, për të diskutuar probleme që i preokupojnë, sikundër vizitoi konviktin orthodhoks të vajzave në Bularat.
(Korresp. i Ngjalljes)