Kryepiskopi në Dioqezën e Gjirokastrës
Vizitë e mbushur me dhurata shpirtërore I
Nga doktorata Honoris Causa,
e Universitetit të Athinës, në
Pogonin e largët dhe fshatin
më të vogël të tij, nuk mund
të jetë, veçse argumentimi më
i mirë për ekumenicitetin e
dashurisë së Tij, si dhe një
shembull i thellësisë dhe
vërtetësisë, me të cilën Krye-
episkopi dhe ati ynë shpirtëror
përjeton besimin me Të. Një
gëzim, që për zona të tilla të
vështira është i rrallë, përjetoi
të Dielën e Pentikostisë fshati
Poliçan, ku dhjetëra besimtarë
nga fshati dhe gjithë zona e
Pogonit dhe e Zagorisë, morën
pjesë në Liturgjinë Hyjnore që
celebroi Kryepiskopi i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlu-
mturia e Tij Anastasi. Në
predikimin e Tij të mbushur
me kës.hilla atërore, Kryepi
skopi foli në veçanti për shpre-
sën dhe kurajon se vite më të
mira do të vijnë për gjithë ve
ndin edhe për këto zona, qëmë
veçanti vuajtën trazirat e vitit
të shkuar.
Një festë të vërtetë kishin
përgatitur për nder të vizitës
së Tij, nxënësit dhe mësuesit
e shkollës së këtij fshati megji-
thëse të njoftuar vetëm pak
orë para vajtjes së Kryepisko-
pit. Këngë dhe poezi të mbu-
shura nga dashuria dhe mi-
rënjohja për Perëndinë tonë
lisu Krishtin dhe për Hyjli-
ndësen e Tërëshenjtë. Në bise-
dat me autoritet e fshatit
Kryepiskopi u interesua për
problemet që shqetësojnë në
veçanti zonën, për ndihmat që
i nevojiten shkollës etj. Fortlu-
mturia e Tij vizitoi dhe fshatin
e vogël të Skoresë, ku është
ngritur madhështore Kisha e
re e Lindjes së Hyjlindëses dhe
bisedoi me banorët e fshatit,
që këmbëngulin të jetojnë atje.
Vizitoi, gjithashtu edhe fa-
miljarët e të ndjerit Dhimitër
Beduli, i cili ka qenë nga ba-
shkëpunëtorët e Tij më të afërt
në përpjekjen e ringjalljes së
Kishës Orthodhokse.
Në Gjirokastër, Kryepiskopi
u kujdes në veçanti për ecu-
rinë e punimeve dhe realizi-
min e projekteve për një
aktivitet të gjerë në Qendrën
Orthodhokse Shpirtërore dhe
Sociale, ku në vjeshtën që
afron do të funksionojë shkolla
e mesme e përgjithshme, ko-
pshti i fëmijëve etj.
Të Hënën e Shpirtit të
Shenjtë Kryepiskopi meshoi
në Manastirin e Trinisë së
Shenjtë të Pepelit, ku në mes
të qindra besimtarëve pre-
dikoi për sjelljen e re që duhet
të karakterizojë jetën e çdo
orthodhoksi. Edhe njëherë,
sikundër shpesh kohët e
fundit, për të forcuar kurajon
dhe dëshirën e besimtarëve, u
dëgjua bindëse shprehja e
Kryepiskopit: “… Nuk do të na
braktisë Perëndia. Me shumë
forcë Kryepiskopi foli për
fuqinë, me të cilën Shpirti i
Shenjtë duhet të mbushë
zemrën dhe mendjen tonë, për
të larguar andej frikën,
ankthin pasigurinë.
Kryepiskopi, gjithashtu pa
në Vrisera punimet që kryhen
për ndërtimin e Kishës së
shenjtë të Shën Kozmait të
Etolisë dhe në Sarandë pu
nimet në përfundim të Kishës
së madhe katedrale të Shën
Harallambit. Në qendrën
Shpirtërore të Sarandës Krye
piskopi porositi që në vitin e
ardhshëm patjetër të funksio-
nojë kopshti i fëmijëve.
Të nesërmen, udhëtimi
vazhdoi në të gjitha fshatrat e
Bregdetit, ku besimtarët, me
t’u njoftuar për mbërritjen e
atit të tyre shpirtëror, vra-
ponin pranë Tij, për t’i dëgjuar
Çalën, për të ndarë me të ba
llet dhe problemet e jetës, për
të kërkuar ndihmën, atje ku
ka mundësi dhe kryesisht, për
ta falenderuar për gjithçka që ;
Ai ka bërë dhe bën për ringja-
lljen e besimit tonë. Kështu, në
Nivicë, pothuajse u rindërtua
plotësisht kisha e Shën Dhimi-
trit, në sheshin e Shën Vasilit
shumë shpejt do të kryhet ce-
remonia e bekimit të themele- .
ve të Kishës së Trinisë së She- :
njtë, ndërsa në Qeparo rikon-
struksioni i Manastirit të ‘
Shën Dhimitrit është në përfu- 1
ndim, për t’u shndërruar në ’
një qendër të rëndësishme
shpirtërore për gjithë zonën.
E mbushur me dhurata
shpirtërore ishte edhe kjo
vizitë e Kryepiskopit tonë në
Mitropolinë Gjirokastrës.I
palodhur në gadishmërinë e
Tij për t’i shërbyer në mënyrën
më të mirë Perëndisë, që me
hirin e saj e zgjodhi t’i gjendet
si bari shpirtëror një populli,
që në një periudhë të vështirë
të historisë së tij është, duke
kërkuar rrugën e ringritjes.
Dhe ai nuk kërkon si shpë-
rblim shumë gjëra. Kërkon
thjesht lutjen, që të thellohet
nga dita në ditë dhe falenderi-
min e përulur ndaj Krishtit
Perëndi, për të gjitha dhuratat
që na bën dhe do të na bëjë.
Korresp i “Ngjalljes”
Në foto: Kryepiskopi mes besimtarëve në Manastirin e Pepelit