Kryepiskopi na e bëri
më të lehtë dhimbjen
Falënderim i familjes së z. Teodor Papapavli
Ndarja nga jeta e bashkë-
shortit dhe babait tonë të shtre-
njtë na hidhëroi pa masë. Theo-
dhori ishte njeri i ndershëm, i
dashur e i respektuar ndaj sho-
këve dhe kolegëve të tij. Ishte
njeri që mundohej t’i çonte pro
blemet e detyrat që i ngarko-
heshin deri në fund; me virtyte,
të cilat ia kishte njohur dhe vle-
rësuar (për sa kohë që shërbeu
në Seminarin Teologjik dhe në
çdodetyrëqëingarkohej) edhe
Fortlumturia e tij, Kryepiskopi
ynë Anastasi. Ai, në fjalën e tij
të ceremonisë mortore e vle-
rësoi në mënyrë të tillë, sa që
ne, familja e tij, nuk do t’ia ha-
rrojmë për jetë të jetëve.
E falënderojmë nga
thellësia e zemrës, se na e bëri
më të lehtë dhimbjen e madhe
që kishim.
Ceremonia që organizoi në
Kishën Autoqefale të Shqipë-
risë, ishte e përmasave më
njerëzore, më dinjitoze, me një
organizim të lartë dashurie pa
çmim, sa që i la mbresa të pa-
shlyeshme gjithë të afërmve,
shokëve dhe dashamirësve, që
morën pjesë në këtë ceremoni.
Zoti i shtoftë jetën për të mirën
e Tij dhe tonën, dhe të gjithë
orthodhoksëve shqiptarë kudo
që ndodhen.
Me falënderim të madh
nga thellësia e shpirtit,
Gruaja dhe djemtë