EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Joan mirëpritet nga Prefekti i Qarkut Vlorë

Në ambientet e Prefekturës së Vlorës, z. Plator Nesturi mirëpriti, më 9 gusht 2025, Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin.

Prefekti shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për vizitën e Kryepiskopit, duke vlerësuar domethënien e këtij takimi për jetën shoqërore dhe institucionale të vendit. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëjetesës fetare, një vlerë e rrënjosur thellë në traditën shqiptare dhe roli që institucionet fetare dhe shtetërore kanë në ruajtjen dhe forcimin e paqes sociale.

Fortlumturia e tij, Joani, nënvizoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut të hapur midis komuniteteve fetare dhe institucioneve shtetërore, si një rrugë e sigurt për të rritur mirëkuptimin, sigurinë dhe paqen shoqërore në vend. Prefekti Nesturi, nga ana e tij, vlerësoi kontributin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në jetën shpirtërore dhe shoqërore, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, e cila shërben si shembull frymëzues bashkëpunimi dhe harmonie.