“Takova sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij, Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare. Mes fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale. I shpreha gatishmërinë e MEKI-t dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim. Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë” – shkroi z. Bledi Gonxhe në postimin e tij në rrjetin e tij social Facebook, më 8 korrik 2025.