Nga 13-16 dhjetor Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë Kristodhulos bëri një Vzitë në Vatikan. Eshtë vizita e parë historike e një primati të Kishës Orth odhokse Greke dhe vjen pas vizitave të Papës Gjon Pali II në Greqi dhe asaj të fundit të Papës Benedikti XVI në Konstandinopojë.
Në takimin midis të dy hierarkëve u diskutua nevoja e veprimeve të përbashkëta për të përballuar sfidat e kohës dhe u theksua shpresa e kapërcimit të pengesave teologjike, me objektiv final rivendosjen e eukaristisë së përbashkët. Gjithashtu u shpreh qëndrimi i ngjashëm për çështje si aborti, të drejtat e njeriut, dialogu ndërfetar dhe roli i feve për paqen etj.