EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas zgjidhet kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2024

Në datën 10 shkurt 2024, në Kryepiskopatën e Hirshme të Tiranës u zhvillua mbledhja e parë e këtij viti e Bordit të Presidencës të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Morën pjesë liderët e komuniteteve fetare, anëtarë të Bordit të Presidencës: Hirësi Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë; Mons. Angelo Massafra, President i Konferencës Ipeshkvnore; H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dhe Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar, Prof. Genti Kruja, Hirësi Asti Bakallbashi, Mons. Arjan Dodaj themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në vitin 2007 dhe ka qenë presidenti i parë i këtij Këshilli në vitin 2019, vend që është marrë me rotacion nga kryetarët e komuniteteve fetare. Po atë vit, ai u zgjodh për herë të dytë President Nderi nga Asambleja e 10-të Botërore e “Religions for Peace” (Fetë për Paqen), për kontributin e tij të madh në dialogun ndërfetar.

Pika kryesore e mbledhjes ishte marrja, në bazë të statutit, të detyrës së kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2024 nga Fortlumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi. Ai është një nga katër financiere znj. Shelda Jano etj.

Mbledhja vijoi me paraqitjen e raporteve të aktiviteteve dhe atyre financiare të vitit 2023. U miratua ngritja e grupit të punës për hartimin e planit strategjik për periudhën 2024-2029, si dhe u miratua emërimi i znj. Sonila Dedja, përgjegjëse e Departamentit të Gruas për vitin 2024.

Anëtarët e Presidencës diskutuan edhe problematika të tjera, si deklarata të disa pseudo-klerikëve dhe ndërhyrje të huaja në punët e brendshme të komuniteteve fetare. Ata vunë theksin edhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërfetar, në dobi të shoqërisë shqiptare.

G. K.