EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas viziton Beratin në Panairin e Shën Dhimitrit

26 tetori ishte një ditë e veçantë, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e besimtarëve beratas. Tradiciona- lisht kjo e kremte përcillet me ma- dhështi në qytet, sepse feston martin i madh, Shën Dhimitër Mirovliti, emrin e të cilit mban katedralja e Beratit. Kjo katedrale, e ndërtuar tërësisht me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas, hapi dyert para 4 viteve dhe ngrihet madhë- shtore në qendër të qytetit, afër ve- ndit të kishës së vjetër, të shkatë- rruar nga regjimi ateist.

Kremtimet filluan në vigjiljet e festës, me Shërbesën e Mbrëmë- sores nën drejtimin e Mitropolitit të Beratit, Imzot Ignatit. Besimtarë të shumtë u bënë pjesë e kësaj shër- bese të shenjtë dhe morën pjesë në litaninë me ikonën e hirshme te Shën Dhimitrit, si dhe në Bekimin e pesë bukëve për nder të shenjtorit.

E nesërmja do të ishte një ditë e veçantë, sepse panairit të ndrit- shëm do t’i bashkohej Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi- përisë, Ati dhe Kryebariu ynë, Im-

zot Anastasi. Prania e tij gjithmonë ka sjellë gëzim mbarëqytetar, dhe nuk kishte se si të ishte ndryshe edhe në këtë ditë. Me Kryepiskopin Anastas, që kreu Liturgjinë Hyjno- re, bashkëmeshuan Mitropolit Ignati dhe Episkopi i Bylisit, Asti.

Më pas Kryepiskopi Anastas, ndër të tjera theksoi: “…Ka rëndësi t’i kujtojmë ato vite dhe çaste të vështira që kemi kaluar. Të vjetrit e kujtojnë shumë mirë persekuti- min dhe çdo të thotë të jetosh pa

kisha, pa priftërinj dhe pa epi- skopë. Të rinjtë duhet të pyesin më të mëdhenjtë se çfarë ka ndodhur më parë dhe të falënde- rojnë Perëndinë për çfarë ka falur gjatë këtyre 20 vjetëve. Ka dy fjalë bazë në Kishën Ortho- dhokse. E para është “falënde- rimi”, mirënjohje për Perëndinë, për ato që Ai na ka falur. Tjetra është “falja”, më fal për mëkatet që unë kam bërë. Këto dy fjalë nuk përdoren shumë këtu në

Shqipëri, por janë përcaktuese në identitetin tonë orthodhoks. Mirë- njohje për Perëndinë, për ato që Ai na ka falur dhe pendim për fajet që kemi bërë. E ndërsa sot ne kremtojmë këtë festë të madhe të Shën Dhimitrit, ju uroj më shu- më gëzim, më shumë paqe, me bekimin dhe dashurinë e Shën Dhimitrit. Për shumë vjet! Me shu- më dashuri, shpresë dhe kurajë!”

Joan Qako