EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas u zgjodh unanimisht President i Këshillit Botëror të Kishave

God, in your grace, transform the world

World Council of Churches

9th Assembly

74 23 February 2006
Porto Alegre., Brazil

Kryepiskopi Anastas u Zgjodh unanimisht President i Këshillit Botëror të Kishave, në mbledhjen e Asamblesë së këtij Kë- shilli, ku merrnin pjesë rreth 700 delegatë, përfa- qësues të 348 kishave (Or- thodhokse, Anglikane, Lu- terane, Presbiteriane, Me- todiste, Reformatore, Baptiste, etj.) nga 120 vende të

botës, zhvilluar nga data 14-23 shkurt, në Universitetin Katolik të Porto Alegre-s në Brazil.

Në këtë asamble, që pati si temë: “Perëndi, me hirin tënd, transformo botën”, morën pjesë mbi 4.000 veta, përfaqësues të kishave e organizatave të kri- shtera ekumenike, përfaqësues kishash pa të drejtë vote, të rinj e studentë etj., si dhe përfaqësues të Kishes Katolike, që në 10-vitet e fundit merr pjesë akti- ve në takimet e KBK. Kryepiskopi Anastas ishte fo- lësi kryesor i ceremonisë së hapjes. Ai drejtoi dhe se- ancën me temë: “Pluraliteti fetar: përqafuar apo refuzuar”.

Asambleja zgjodhi 150 anëtarë të Komitetit Qendror dhe 8 presidentë nga kontinente të ndry- shme, që do të drejtojnë Këshillin Botëror të Kishave në shtatë vitet e ardhshme. Ata promovojnë lëvizjen ekumenike dhe punën e Këshillit Botëror të Kishave në rajonet nga vijnë.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, është anëtare e KBK që nga viti 1994. Kryepiskopi Anastas ka qenë që nga viti 1963 anëtar në shumë komisione, si “Dialog me njerëz të bindjeve e ideolo- gjive të ndryshme fetare”; kryetar i “Komisionit për Mision dhe Ungjillëzim” të Konferencës botërore për Mision dhe Ungjiliizim, në San Antonio, Teksas, SHBA 1989, si dhe shpeshherë folës kryesor në aktivitete të rëndësishme të këtij këshilli.

Temat kryesore që u shqyrtuan gjatë Asamblesë ishin: Drejtësia ekonomike; Rinia në kapërcimin e dhunës; Uniteti i Kishës; identiteti i krishterë dhe pluraliteti fetar; Problemi i SIDA-s; Amerika Latine dhe problemet e saj.

Këshilli Botëror i Kishave e ka ndihmuar Kishën tonë gjatë gjithë procesit të ringritjes së saj nga gë- rmadhat. Ai ka financuar programe në fusha të ndryshme, sidomos në atë sociale, nëpërmjet organizmit të vet për emergjencat – ACT, për refugjatët kosovarë, duke ndihmuar në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë rreth 33 mijë veta me ushqime, veshje, ilaçe, ngritjen e kampeve etj. Këto programe vazhduan edhe pas kthimit të tyre në Kosovë.

Me zgjedhjen në postin e rëndësishëm të Presidentit të KBK të Kryepiskopit Anastas, Kisha, por dhe vendi ynë bëhen tashmë të njohur në të gjitha rangjet kishtare e politike kudo në botë.