EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas u takua me Presidentin e ri

Kryepiskopi Anastas
u takua me Presidentin e ri

Drejtuesit e lartë të komuniteteve fetare në vendin tonë kanë zhvilluar një takim me Presidentin e ri të Republikës, z. Bamir Topi. Takimin e parë, President! i ri e zhvilloi me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasin. Kryepiskopi i shprehu urimet e tij të perzemërta me rastin e zgjedhjes në krye të shtetit, ndërsa President! Bamir Topi ka shprehur mirëkuptimin e plotë të tij duke vlerësuar lart harmoninë dhe tolerancën që kanë karakterizuar në shekuj bashkëjetesën fetare në Shqipëri, si dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë drejtuesit e tyre në vazhdimësi.

Kthimi i pronave komuniteteve fetare mbetet ende një problem në marrëdhëniet mes këtyre komuniteteve dhe shtetit. Me disa prej tyre janë miratuar marrëveshje, një ndër pikat e të cilave është dhe kthimi i pronave. Aktualisht janë duke u hartuar të tilla marrëveshje edhe me të tre komunitetet e tjera, të cilat priten për t’u firmosur pasi të dyja palët të kenë dhënë pëlqimin e tyre, çka do të shënojë një hap para në marrëdhëniet mes shtetit dhe komuniteteve fetare.

Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas e falënderoi Presidentin për letrën e ngrohtë të urimit me rastin e 15-vjetorit të Fronëzimit të Tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

President! zhvilloi takim me Haxhi Selim Muçën, Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Haxhi Dede Reshat Bardhin, Kreun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ndërsa me Imzot Rrok Mirditën, President! Topi do të zhvillojë takim së afërmi, pasi ai nuk ndodhej në Shqipëri.