EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas për ngjarjet që shënuan Ringritjen Kanonike të Kishës sonë – ZGJEDHJA DHE FRONËZIMI

Kryepiskopi Anastas për ngjarjet që shënuan Ringritjen Kanonike të Kishës sonë
ZGJEDHJA DHE FRONËZIMI
Por, për të pasur një përshkrim të saktë të ngjarjeve të vitit 1992,
dhe që të mos lihen gjërat të mjegullta në të ardhmen, është e
nevojshme t’iu referohem këtyre ngjarjeve në mënyrë përmble-
dhëse… Kur për 23 vite me radhë, ishte shpërbërë çdo strukturë
fetare në vend, i vetmi autoritet që kishte përgjegjësinë dhe mundësinë
për të marrë iniciativa për ringritjen e Kishës Orthodhokse në
Shqipëri, ishte Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës. Kjo
njihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse si e para për nga radha dhe
përgjegjëse për Kishat nevojtare. Për ndërmarrjen e veprimeve të
duhura, sigurisht që mori edhe mendimin e përgjegjshëm të nomo-
kanonologëve dhe theologëve me eksperiencë.
Në fund të vitit 1990, ndërsa kisha qenë për 18 vjet profesor i
Historisë së Feve, në Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinës
dhe Episkop, Drejtor i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë,
m’u kërkua nga Patriarkana Ekumenike të shkoj në Shqipëri, e cila
sapo kishte dalë nga periudha e gjatë e persekutimit ateist, për të
shqyrtuar kushtet e reja fetare dhe mundësitë për ringritjen e Kishës
Orthodhokse. Një detyrë të tillë nuk e kisha menduar kurrë.
Perspektiva ime ishte hierapostullimi në Afrikë, ku edhe ndodhesha
në atë kohë. Sikundër e përmenda, vetëm një vit më parë, më 1989,
në San Antonio të Teksasit, në SHBA, në Asamblenë Hierapostolike
Botërore të Këshillit Botëror të Kishave, kryetar i së cilës isha, në
fjalimin tim: “U bëftë vullneti Yt – Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”,
përshkrova vendet ku të krishterët përballeshin me shumë vështirësi
e midis të tjerave theksova “gabimin e madh dhe mëkatin e ne të
krishterëve: “… që tregohemi indiferentë për padrejtësitë në Evropë,
si p.sh. në Shqipëri, ku shtypen 400.000 të krishterë (atëherë nuk i
dija numrat e saktë), të cilëve Kushtetuta e vendit u ndalon çdo
shprehje të besimit, madje edhe të drejtën themeltare për të besuar”.
Mbërrita në Tiranë sapo u dha miratimi i autoriteteve shqiptare,
më 17.7.1991. Gjatë vizitës sime në Shqipëri, konstatova shkretimin
e frikshëm që kishte shkak-
tuar persekutimi i egër. Ve-
primi im i parë ishte krijimi i
një strukture elementare
kishtare për përfaqësimin e
Kishës lokale. Pra ndaj edhe
thirrëm (1-2.8.1991), një
Asamble të Përgjithshme
Kleriko-Laike, me pjesë-
marrjen e 15 klerikëve të
mbetur dhe 30 përfaqësu-
esve laikë të krahinave ki-
shtare të Shqipërisë. Në
Asamble u shqyrtua në më-
nyrë të hollësishme gjendja
postkomuniste dhe u zgjodhën katër epitropë arkihieratikë dhe një
Këshill i Përgjithshëm kleriko-laik me 13 anëtarë. Përpjekja jonë
kryesore ishte kërkimi i personave të përshtatshëm me shtetësi
shqiptare për t’i dorëzuar si episkopë; e kryesisht gjetja e kandida-
turës së kryepiskopit, qoftë edhe nga rreshtat e laikëve të arsimuar,
të cilët ishin të pamartuar. Fatkeqësisht, diçka e tillë ishte e pamundur.
Të gjithë dhe gjithçka koincidonin në një mendim, se ringritja e Kishës
lokale ishte e paarritshme e bazuar ekskluzivisht në mundësitë e
brendshme.
Në maj të vitit 1992, po bëhesha gati për t’u kthyer përsëri në
detyrimet e mia të Universitetit. Isha propozuar edhe si anëtar i
Akademisë së Athinës. Atëherë, shumë klerikë dhe laikë të Kishës
së Shqipërisë, pavarësisht origjinës, m’u lutën të qëndroja dhe të
ndërmarr veprën e ringritjes së Kishës së shkatërruar. Një përfaqësi
e Këshillit të Përgjithshëm Kishtar vizitoi Patriarkanën Ekumenike
(5-8.6.1992), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen
e Eksarkut Patriarkal si Primat i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Nuk bëhej fjalë për ofrimin e ndonjë froni; Kryepiskopata nuk dispo-
nonte as edhe një dhomë të vetme, as një fije letër dhe as lekë. Ishte
caktimi i një apostullimi kryqi, në një rajon të vështirë dhe të shkretuar.
Më 24.6.1992, Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike e
zgjodhi me votim unanim ekzarkun e deriatëhershëm Kryepiskop të
Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, si dhe zgjodhi tre Mitropolitë të
tjerë, për krijimin e Sinodit lokal. Ky veprim bazohej në faktin se
Patriarkana Ekumenike ka përgjegjësinë për Kishat në nevojë dhe
se ishte ajo që i kishte dhënë Autoqefalinë Kishës së Shqipërisë. Si
rrjedhojë, ajo vetëm mund të ndërmerrte iniciativën për krijimin, në
një kohë sa më të shkurtër të Kishës lokale. Mbi 23 vite ishte
shfuqizuar çdo strukturë e Kishës lokale dhe për disa teologë
orthodhoksë, përderisa nuk ekzistonte Kisha lokale, nuk ekzistonte
as autoqefalia. Me zgjedhjen e Kryepiskopit, Patriarkana Ekumenike
nuk u interesua të heqë Au-
toqefalinë, por ndodhi pikë-
risht e kundërta, e siguroi atë.
Për të mos lënë asnjë lloj ngu-
rrimi, Patriarkana vendosi të
përshpejtojë procedurat.
Dhe për të rivendosur struk-
turën kishtare në mënyrë
thelbësore, zgjodhi pra krye-
piskopin, sepse Kisha Or-
thodhokse nuk mund të kup-
tohet pa episkop.
Marrë nga artikulli i ga-
zetës “Ngjallja”, dhjetor 2010
“Edhe një përgjigje tjetër ndaj
shpifjeve këmbëngulëse”.