EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas ngushëllon për viktimat e terrorizmit në SHBA

Kryepiskopi Anastas ngushëllon për viktimat e terrorizmit në SHBA
Shkëlqesisë së Tij
Ambasadorit Joseph. Limpreht
Shkëlqesia Juaj,
Duke parë tragjedinë e paimagjinueshme që
ndodhi dje në Nju Jork dhe Uashington, dua
t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të
ndjera juve, kombit Amerikan dhe veçanërisht
për gjithë viktimat dhe familjet e prekura nga
ky akt i tmerrshëm. Një dhunë e tillë, kaq e
papritur dhe e pakuptimtë, nuk është vetëm një
sulm kundër Shteteve të Bashkuara, por kundër
themeleve të gjithë njerëzimit dhe civilizimit, siç
ne i njohim. Bazat e ekzistencës njerëzore duhet
të jenë respekti, liria dhe dashuria për gjithë
njerëzit, dhe janë pikërisht këto virtyte
esenciale, që shkelen nga ky terrorizëm.
Perëndia e paqes dhe e dashurisë lehtësoftë dhe
qetësoftë shpirtrat e trazuar, duke i dhënë prehje
dhe shpresë kombit amerikan dhe gjithë nje-
rëzve të qytetëruar të botës, për një të ardhme
paqësore dhe më të ndritshme.
Me simpati të thellë dhe dashuri të sinqertë
+ Anastasi