Kryepiskopi
Anastas
i dhuron
të dënuarve
një fushë
sportive
– Mbahet premtimi
i dhënë gjatë një vizite
të mëparshme –
G
jatë vizitës në periudhën e
Krishtlindjeve në Institutin e Edukimit të të Dënuarve Penalë “Ali Demi”, i njohur edhe si burgu 325, Kryepiskopi Anastas, pasi vizitoi mjediset e ndryshme, shpre- hu dëshirën për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetës së të dënuarve. Nga drejtuesit e Insti-
tutit iu kërkua, nëse do të ishte e mundur, që të financonte për ndërti- min e një fushe sportive, për rreth 160 burra që vuajnë aty dënimin, kryesisht të moshave të reja.
Kryepiskopi e pranoi me këna- qësi këtë kërkesë dhe siguroi fo- ndet e nevojshme. Shpejt, në një mjedis tërë gurë dhe që përmbytej
nga uji kur binte shi, u ngrit një fushë bashkëkohore minifutbolli dhe për lojërat me dorë, me tapet të gjelbër artificial, e rrethuar me rrjetë dhe me sistem.ndriçimi, e cila mund të shërbejë edhe për sporte e veprimtari të tjera. Kostoja e saj shkoi rreth 20 mijë USD.
(Vijon në faqen 6)
Kryepiskopi Anastas i dhuron të dënuarve një fushë sportive
(vijon nga faqja 1)
Por kjo nuk qe dhurata e pare e Kryepiskopit Anastas për këtë institucion. Në vitin 2001, ai kishte kontribuar po në këtë burg edhe ndërti- min e një serre lulesh dhe perimesh, në regjimin e grave.
M
e rastin e përfundimit të punimeve, drejto- ria e IEDP “AH Demi” or- ganizoi ceremoninë e përu- rimit të fushës sportive në regjimin e burrave. Në ce- remoninë e rastit mori pjesë Episkopi i Krujës Andoni, Avokati i Popullit z. Ermir Do- bjani, Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, z. Arjan Shehri dhe përfaqësues të institu- cioneve që ndjekin proble- met e të dënuarve.
Drejtoresha e burgut, znj.Marinela Sota, në fjalën e hapjes së ceremonisë ndër të tjera tha: “Ne jemi shumë të kënaqur me këtë që është realizuar, sepse këtu vuajnë mosha të reja që kanë nevojë të lëvizin fizi- kisht. Gjatë vizitës që bëri Kryepiskopi Anastas në institucionin tonë, te regjimi i grave dhe i burrave, ne i kërkuam të na mundësonte ndërtimin e një fushe ku të dënuarit të mund të luanin dhe të kalonin kohën e lirë
duke patur parasysh edhe veçantinë e këtij instituci- oni, ku të dënuarit mund të luajnë gjatë gjithë ditës e të qëndrojnë në ambiente të hapura…”
Shiriti i përurimit u pre në emër të Kryepiskopit Anastas nga Episkop Andoni, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, z. Shehri. Pas kë- saj, drejtori Shehri tha duke përshëndetur të pranishmit: “Falënderoj Kishën Ortho- dhokse dhe vetë Hirësinë e Tij, zotin Janullatos, për këtë ndihmë të çmuar që i ka dhënë sistemit të burgjeve në Shqipëri. Kjo hyn në kuadrin e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të lehtësuar sa më shumë je- tesën e të dënuarve në burgjet shqiptare. Kjo është në kuadër të reformës që ne kemi ndërmarrë në siste- min penitenciar me fondet e qeverisë, me fondet e drej- torisë, por edhe me bashkë- punimin e ngushtë me do- natorët, siç është rasti kon- kret. Edhe njëherë falënde- roj Kishën Orthodhokse që ka bërë këtë dhuratë dhe ju ftoj që ta shfrytëzoni maksi- malisht këtë ambient me të vërtetë shumë të bukur”.
Pastaj e mori fjalën Imzot Andoni i cili tha: “Sjell përshë- ndetjet dhe urimet e Krye
piskopit Anastas. Në këto çaste nuk mund të ndodhej meju, por ashtu siçjuadha fjalën, ndërtimi i kësaj fushe u realizua. Gëzohemi që është e një cilësie të mirë. Kisha Orthodhokse në radhë të parë do të tregojë që është së ba- shku me ju. Ju nuk jeni ve- tëm në këtë ambient. Është detyra jonë dhe e çdo besi- mtari që të jenë pranë atyre që janë në kushte apo në një situatë të vështirë”.
Shefi i kujdesit social në burgun 325, z. Përparim Gjyshja, pyetjes sonë se sa e rëndësishme është ky te- rren në punën tuaj, na u për- gjigj: “Nëfillim duat’jufalë- nderoj për këtë investim që ka bërë Kisha Orthodhokse. Nuk është hera e parë që Kisha bën investime të këtij niveli. Ka bërë një investim te regjimi i grave për ndër- timin e një serre dhe vazhdi- misht na ndihmon me bazë materiale. Në qoftë se shihni sot këtë terren me tapet të gjelbër, dikur ishte me gurë dhe ujë ku të dënuarit shko- nin të argëtoheshin dhe dë- mtoheshin. Mjedisi sportiv do të na hyjë në punë, sepse këtu ka dënime të pakta dhe mosha përgjithësisht të reja dhe argëtimi kryesor i tyre janë aktivitetet sportive. Ko- nkretisht, kemi filluar kam-
pionatin e minifutbollit midis dhomave dhe në vazhdim do të përdoret edhe për volej- boll e basketboll”.
Së fundi ky investim i Kishës sonë solli edhe një përfitim tjetër social për disa prej banorëve të këtij Instituti Edukimi, sepse pu- nësoi disa prej tyre, të cilët punuan me shumë qejf, duke zhvilluar më tepër edhe
ndjenjën e ngrohtësisë e miqësisë midis tyre dhe njëkohësisht përfituan një pagë për punën e bërë.
Ceremonia u mbyll me një kokteil dhe një ndeshje futbolli në këtë fushë të re, midis një skuadre të këtij Instituti me atë të burgut të Zallherit.
Julia Pjetri ThomaDhima