EmailFacebookKontakt

Kryeengjëlli Gavril lajmëron Shën Marinë

. —————– ————
Kryeengjëlli Gavril
lajmëron Shën Marinë
Llukai 1:26-38
Dhe në muajin e gjashtë, engjëlli Gavril u
dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë,
me emrin Nazaret, te një virgjëreshë e fejuar me
një burrë, që quhej Josif, nga shtëpia e Davidit;
dhe emri i virgjëreshës ishte Mariam. Dhe me
të h/yrë engjëlli tek ajo, tha: Gëzohu, o hirëplote;
Zoti është bashkë me ty; e bekuar je ti në mes të
grave. Dhe kur pa këtë, ajo u turbullua nga
fjala e tij, dhe po mendohej se ç’të jetë vallë kjo
përshëndetje. Dhe engjëlli i tha: Mos u frikëso,
Mariam, se gjete hir para Perëndisë. Dhe do të
mbetesh shtatzënë e do të lindësh një djalë e do
fi vesh emrin Jisu. Ky do të jetë i madh e do të
quhet Bir i të Shumëlartit; dhe Zoti Perëndia
do fi japë fronin e Davidit, atit të tij; dhe do të
mbretërojë mbi shtëpinë e Jakovit në jetë të
jetëve, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim.
Dhe Mariami i tha engjëllit: Si do të më ndodhë
kjo, meqenëse nuk njoh burrë? Dhe engjëlli iu
përgjigj e i tha: Shpirt i Shenjtë do të vijë mbi
ty dhe fuqia e të Shumëlartit do të të hijesojë;
prandaj edhe Shenjti që lind, do të quhet Bir
Perëndie. Dhe ja, Elisabeta, kushërira jote,
mbeti edhe ajo shtatzënë me djalë në pleqëri të
saj; dhe ky është muaji i gjashtë i asaj që quhet
shterpë; se asnjë fjalë nuk është e pamundurpër
Perëndinë. Dhe Maria tha: Ja, shërbëtorja e
Zotit; u bëftë tek unë sipas fjalës tënde.