Të enjten, 24 janar, në Asizi të
Italisë, u mblodhën përfaqësues nga
shumë fe të botës, për t’u lutur për pa
qen. Kisha Katolike përfaqësohej nga
Papa Vojtila dhe mjaft kardinalë e epi-
skopë, Kisha Orthodhokse nga Pa-
triarku Ekumenik Vartholomeu I,
Patriku i Antiokisë Ignati IV, Krye-
episkopi i Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë Anastasi, si dhe
përfaqësues nga shumica e kishave të
tjera. Ishin të pranishëm edhe nga
Kisha Armene, e Etopisë, përfaqësues
nga kishat e ndryshme Protestante dhe
nga Këshilli Botëror i Kishave, për
besimin e krishtefë. Përfaqësues kishte
edhe nga besimi Hebraik, nga besimi
Islam, nga fetë Induiste e Budiste etj.
Gjithashtu, në takim ishin të pra-
nishëm dhe autoritetet më të larta të
shtetit Italian.
Në orën 11.00, të gjithë pjesëma-
rrësit u mblodhën në Sheshin e Shën
(vijon në faqen 2)
Kronika e takimit të Asizit
(Vijon nga faqja 1)
Françeskut, ku u lexuan Dëshmi për Paqen, nga
përfaqësuesit e secilit besim (Përshëndeti Patriarku
Ekumenik Vartholomeu I, fjalën e të cilit po e
botojmë).
Më pas, të ndarë në vende të ndryshme sipas
feve, të gjithë bënë një Lutje për Paqe. Përfaqësuesit
e Besimeve të Krishtera u mblodhën në Bazilikën e
Poshtme, hu ndërmjet të tjerëve edhe Fortlumturia
e Tij Anastasi lexoi një pjesë nga Ungjilli.
Pastaj, të pranishmit u kthyen në sheshin ku
fdloi takimi, ku u lexzua në disa gjuhë Impenjimi
përPaqe i të gjithë pjesëmarrësve (e botojmë nëfaqet
1-2), të cilët pastaj ndezën nga një llambadhë dhe
shkëmbyen një përqafim, si shenjë paqeje midis tyre.
Më pas u bënë vizita në monumentet historike
të Asizit dhe u kthyen në Romë, me anë të një treni
të posaçëm.