EmailFacebookKontakt

Kriza ekonomike dhe varfëria – sfida për Evropën e sotme

Kriza ekonomike dhe varfëria – sfida për Evropën e sotme

Me ftesë të Patriarkut Roma-
no-katolik të Lisbonës, nga 5-8 qer-
shor, u zhvillua në kryeqytetin po-
rtugez Forumi II Katoliko – Ortho-
dhoks. Këtë radhë ai kishte si temë
“Kriza ekonomike dhe varfëria.
Sfida për Evropën e sotme.” Puni-
met u bashkëdrejtuan nga Mitropo-
liti Genadi i Sasimës, i Patriarkanës
Ekumenike dhe nga Kardinali Peter
Erdo, President i Këshillit të Konfe-
rencave episkopale të Evropës. Ki-
sha jonë u përfaqësua nga Hirësia
e Tij Andoni, Episkop i Krujës. Dy
takimet e para, që janë gjykuar si
përvoja pozitive, ishin mbajtur në
Trento, Itali, më 2008 dhe në Ro-
dos, Greqi, më 2010.

Gjatë takimit u prekën temat e krizës ekonomike dhe pasojat e saj për popullsinë e Evropës, parë në dritën e besimit të Krishterë. Ajo u pa në tri perspektiva: Kërkimi i ar- syeve në origjinë të krizës ekonomi- ke aktuale. Kërkimi i një përgjigje- je të përbashkët nga ana e Kishave dhe roli i veçantë që Kishat thirren të luajnë në këto momente të vë- shtira.

Ditët e takimit u shënuan edhe nga lutjet dhe shërbesat dhe shpirti vëllazëror.

Në përfundim të punimeve u hartua një mesazh i përbashkët drej- tuar të krishterëve dhe të gjithë aty- re që ndajnë këto shqetësime:

Nga Mesazhi i Forumit të II-të Katoliko-Orthodhoks

…Në përfundim të këtij takimi, dëshirojmë t’ua drejtojmë reflektimet tona të krishterëve të Kishave tona dhe gjithë atyre që ndajnë shqetësimet tona.

Evropa e sotme po kalon një krizë shumë të rëndë. Shumë evropianë vuajnë drejtpërdrejt pasojat e saj: veçanërisht papunësinë, mungesën e perspektivës dhe të shpresës. Të gjithë evropianët kanë shqetësim për të ardhmen e tyre.

Kishat tona i kuptojnë dhe janë të kujdesshme ndaj këtyre vuajtjeve dhe shqetësimeve. Ato dëshirojnë ti drejtojnë besimtarëve të tyre dhe të gjithë Evropianëve një mesazh besimi dhe shprese. Duhet të vazhdojmë të kemi besim në ndihmën e Perëndisë dhe në aftësinë tonë për të ko- rrigjuar gabimet e së shkuarës dhe duhet të shënojmë rrugët e një të ardhmeje drejtësie dhe paqeje.

Gjatë historisë së saj, Evropa më shumë se një herë ka ditur të ko- rrigjojë rrjedhën e fatit të saj, duke iu drejtuar burimeve të mendimit dhe të moralit të krishterë, të marra nga Ungjilli, nga tradita patristike dhe murgërore, si dhe nga doktrina sociale e Kishës, që përbëjnë thesarin që ndajnë popujt e saj.

Mesazhi i Kishave ka të bëjë me vendndodhjen dhe rolin e personit njerëzor në krijimin, në shoqëri dhe në veçanti në jetën ekonomike.

Kishat e krishtera mësojnë që njeriu e gjen plotësinë tek Perëndia, Krijuesi dhe Shpëtuesi i tij. Asgjë në këtë botë mund të mbushë më shumë njeriun. Ai thirret, duke ndjekur të mirat e kësaj bote, të zbulojë lidhjen që e lidh me njerëzit e tjerë, në kungim me Krijuesin.

Nën ndikimin e procesit të shekullarizimit, shumë evropianë janë distancuar nga kjo lidhje përbërëse me Perëndinë, duke kërkuar sensin e jetës vetëm në horizontin tokësor. Disa ideologji materialiste dhe hedo- niste u kanë propozuar vizione te reduktuara, që duan t’i bëjnë të besojnë se lumturia mund të arrihet nëpërmjet mbledhjes së të mirave materiale, që liria konsiston në kënaqjen e të gjitha dëshirave, dhe se jeta në shoqëri mund të krijohet nga bashkimi i të gjithë interesave privatë.

Kishat vëzhgojnë që kriza që po kalojmë nuk është vetëm një krizë ekonomike. Nuk është vetëm një krizë morale dhe kulturore, por më thellë, është një krizë antropologjike dhe shpirtërore.

Kemi arritur në këtë pikë sepse financa është shkëputur nga ekonomia reale dhe ekonomia, nga ana e saj, është shkëputur nga kontrolli i vullnetit politik dhe ky i fundit, është ndarë nga etika.

Duke marrë parasysh përvojën tonë të pranisë së gjallë të Krishtit në Kishë, besojmë se është duke u kthyer te Krishti, tek gatishmëria e shpirtit të Shenjtë dhe tek besimi i Krishterë që njerëzit e sotëm do të

gjejnë përgjigjën e aspiratave të tyre me të thella.

Shoqëria duhet të organizohet në mënyrë që të jetë gjithmonë në shërbim të njeriut dhe jo e kundërta. Njeriu është nga natyra një qenie shoqërore, që realizohet para së gjithash te familja. Refuzojmë individu- alizmin që izolon personat, duke i ndarë nga njëri-tjetri…

Të krishterët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me gjithë njerëzit me vullnet të mirë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë e më njerëzore…

Tregu nuk duhet të jetë një forcë e verbër anonime. Është vendi ku shkëmbehen të mirat e nevojshme për zhvillimin material, shoqëror dhe shpirtëror të personave. Tregu kërkon të rregullohet në funksion të zhvillimit integral të personit.

Nuk mund vazhdojmë t’i shpërdorojmë burimet e krijimit, të ndotim ambientin në të cilin rrojmë, siç po bëjmë. Thirrja e njeriut është për të qenë kujdestar dhe jo grabitqar i krijimit. Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm për borxhin që u kemi brezave të ardhshëm, të cilave nuk duhet t’u kalojmë një mjedis të degraduar e të pajetueshëm…

Duam t’i drejtojmë fjalë nxitjeje qeverive kombëtare dhe përgjegjësve të institucioneve evropiane, për përpjekjet që bëjnë për të konkretizuar një rrugë të drejtë dhe të barabartë për të dalë nga kriza ekonomike dhe financiare, me kujdes të veçantë për vendet që janë në vështirësi.

I drejtohemi faktorit të vetëm të aftë për të bërë ndryshimet që do zhvillojnë shoqërinë tonë drejt një stili të ri jete: qytetarëve të vendeve tona evropiane. Nëse ky qytetar kupton nevojën jetësore të një ndryshimi të zakoneve të tij të konsumit, përfaqë- suesit e tij në instancat parlamentare do ta ndjekin, industria do përshtatet me zgjedhjet e tij te reja, shkolla do mësojë një model të ri qytetarie më të përkorë dhe më solidare me të varfrit. Së fundmi, njeriu evropian do ketë gë- zimin të rigjallërojë rrënjët e krishtera dhe të kultivojë dimensioni shpirtëror të qenies së tij, e vetmja gjë që mund të përmbushë kërkesën për lumturi dhe kuptim…