Vlorë
Ditën e Krishtlindjeve kisha e Shën
Todrit u mbush që herët në mëngjes nga
besimtarët e shumtë. Liturgjia Hyjnore u
celebrua nga At Ilia, At Konstandini dhe At
Luka. Në fund të pranishmët ndoqën, me
shumë vëmendje’ leximin e mesazhit të
Pashkës 1998 të Kryepiskopit Anastas, i cili
theksonte me forcë, se ekziston shpresa, një
mesazh i prekshëm ky, për këtë qytet të
goditur kaq shumë vitet e fundit.
Pas Liturgjisë u bë një pritje, ku për të
uruar orthodhoksët vlonjatë, erdhën kryetari
i Bashkisë, z. Neki Dredha, Prefekti, z. Tare
Hamo, përfaqësuesit e komuniteteve të tjera
fetare, të partive politike etj.