EmailFacebookKontakt

Krishtlindjet dhe Uji i Bekuar – Patos

Patos
Krishtlindjet u kremtuan në prani të
shumë besimtarëve orthodhoksë, por edhe të
shumë qytetarëve të besimeve të tjera.
Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e bukur
“Ngritja e Kryqit të Nderuar”, nga prifti i qy­
tetit, At Konstandin Doko, i cili lexoi edhe
mesazhin e Kryepiskopit Anastas. Pastaj, në
mjediset e kishës u bë pritje, ku për të uruar
komunitetin orthodhoks erdhën kryetari i
Bashkisë së Patosit, kryetari i Rrethit, krye­
tari i Bashkisë dhe Prefekti i Fierit etj.
Edhe ditën e Ujit të Bekuar pjesë-
marrja e besimtarëve në shërbesën e kryer
në kishë ishte mjaft e madhe, ku shumë ki­
shin ardhur dhe nga fshatrat përreth.