Krishtlindjet dhe Uji i Bekuar u kremtuan gëzueshëm
dhe me devocion në të giithë vendin
Kavajë
Me urimin e Krishtlindjeve u çel
veprimtaria e përgatitur nga rinia e kishës
“Shën Nikolla”, e qytetit të Kavajës. Orga-
nizimi i këtij aktiviteti u pa jo vetëm thjesht
si vazhdim i traditës së nisur nga viti i kaluar,
por më tepër, në atë se çfarë mund t’i afronim
ne të.rinjtë Zotit në lindjen e tij si njeri. Ndaj,
ata realizuan pjesën “Dhuratat e Tij”, ku të
gjitha pjesët përcillnin mesazhin “T ’ i ofrojmë
Zotit zemrat tona”. Programi përmbante edhe
Zbritësoret e Krishtlindjeve, “Natë e Shenjtë”,
“Engjëjt, duke fluturuar”, “Madhështimet e
Shën Marisë”, kuriozitete, përshëndetje etj.
Të ftuar në shfaqje ishin edhe shumë besim-
tarë.
Në kuadrin e të kremtes së Krishtli
ndjeve u organizuan edhe vizita nga të rinjtë
tek azili i pleqve dhe familje të varfra, ku
përveç dashurisë dhe ngrohtësisë shpirtërore
u ofruan edhe ndihmë materiale.
Emanuel Lusha