EmailFacebookKontakt

Krishtlindje të gëzuara, të mbushura me mesazhe – Tiranë

Krishtlindje të gëzuara, të mbushura me mesazhe

Tiranë

Ditën e Krishtlindjes shërbesat nisën në orën 06.00 dhe u transmetuan drejtpërdrejt nga Televizioni Publik Shqiptar, por kishte edhe një interes mjaft të madh nga ana e televizioneve private. Kisha ishte tejmbushur me besimtarë, të cilët ndoqën Liturgjinë Hyjnore të Joan Go- jartit dhe më pas u kunguan me Trupin dhe Gjakun e Krishtit, gjë e cila kurorëzoi përgatitjen për kremtimin e kësaj feste.

Atmosfera e Krishtlindjes vijoi edhe në mje- diset e Kryepiskopatës së Shenjtë, ku priteshin vizitat e urimit të përfaqësuesve të komuniteteve të tjera fetare, personaliteteve të larta shtetërore, intelektualëve të njohur dhe shumë besimtarëve.

Kryepiskopatën, e vizitoi Kryeparlamentarja, znj. Jozefina Topalli, e cila u shpreh: “Bashkë me festën e Vitit të Ri, këto janë festat më të bukura. Po të reflektojmë dhe mendojmë se çfarë është Krishtlindja është më shumë se çdo gjë tjetër, kapërcimi i së pamundurës”.

Kreu i shtetit z. Bamir Topi theksoi se sot ka nevojë për komunikim dhe reflektim. “Dëshiroj të uroj këtë ditë të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo festë ka një simbolikë të madhe, është festa e lindjes së shpresës dhe paqes për t’i hapur rru- gë komunikimit. Ka nevojë për refleksion. Unë besoj se viti që vjen do të jetë një vit i mbushur me më shumë dialog dhe arritje për Shqipërinë”.

Ndërsa Kryeministri Berisha, duke uruar Kryepiskopin dhe gjithë besimtarët orthodhoksë, u shpreh: “Edhe njëherë urimet më të përzemër- ta në këtë ditë, në të cilën njerëzit nderojnë gjënë më të mrekullueshme, më të rëndësishme, nde- rojnë lindjen, por jo vetëm kaq, nderojnë lindjen e një burri që do të sakrifikohej e flijohej për të përcjellë te njeriu dhe njerëzimi virtytet dhe vle- rat e tij shpirtërore. Në jetën e tij të shkurtër, as- kush nuk ka ndikuar më shumë me virtytet e tij në moralin njerëzor… Shpreh nderimin më të madh për punën tuaj të shkëlqyer dhe të udhë- heqësve të tjerë shpirtërorë të kombit shqiptar, për ndihmesën dhe kontributin shumë të madh që ju keni dhënë, si në ndërtimin e vlerave të besimeve të mëdha në Shqipëri, por në tërësi në

shpirtërore e urimi lehtësimin e kësaj rruge që nuk ka qenë e lehtë për shqiptarët…”

Deputeti Klosi, së bashku me deputetet Eg- lantina Gjermeni dhe Vasilika Hysi, kanë qenë përfaqësuesit e PS që erdhën për urim në Krye- piskopatë. Në urimin e tij z. Klosi tha se: “Krisht- lindjet janë dita e besimit të madh dhe unë do doja t’iu uroja të gjithë atyre të cilët janë të pa- fuqishëm këtë ditë të gjejnë te Krishtlindjet besimin e tyre…”.