Korçë
Liturgjia Hyjnore e Krishtlindjes u krye nga
Imzot Joani në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit, në prani të qindra e qindra besimtarëve, shumë nga të cilët ishin emigrantë që kishin ardhur të festonin pranë familjeve.
Më pas, vazhdoi pritja tradicionale në selinë e Mitropolisë, ku erdhën për të uruar përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, personalitete vendore e politike, intelektualë e besimtarë etj.
Për të uruar besimtarët orthodhoksë erdhi edhe Kreu i Partisë Socialiste, z. Edi Rama, cili këtë vit zgjodhi qytetin e Korçës për të bërë urimin në ditën e Krishtlindjes. Ai u prit nga Imzot Joani. Në urimin e tij u shpreh: “Kënaqësi e posaçme që Krishtlindjet t’i kalosh në Korçë, në këtë atmosferë magjike dëbore dhe zbukuri- mesh. Nga këtu dëshiroj të përfitoj nga rasti për t’iu uruar të gjithë shqiptarëve mbarësi, fat, shëndet, sukses…”.
Në këtë vizitë kreu i PS, shoqërohej nga ba- shkëshortja dhe Kryetari i Bashkisë së Korçës, z. Niko Peleshi.