Gjirokastër
Atmosfera festive në qytetin e Gjirokastrës nisi të ndihej që nga data 22 dhjetor, kur i gjithë qyteti i gurtë ishte mbuluar nga dëbora. Ngroh- tësinë e festave e sollën edhe fëmijët e vegjël të shkollës dhe kopshtit “Frymë Dashurie”, të cilët me rastin e festave kishin organizuar një program me këngë dhe vjersha. Edhe pse moti ishte i keq dhe rrugët ishin të bllokuara nga dëbora, besimtarë të shumtë e prisnin me padurim lindjen e Shpëtimtarit. Të shumtë ishin besimtarët në kishat e Kryeengjëjve dhe të Metamorfozës së Shpëtimtarit.
Në kishën e Metamorfozës, Liturgjinë Hyj- nore e kryesoi Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjiro- kastrës Dhimitri.
Më 27 dhjetor, ashtu siç është bërë traditë tashmë në Mitropolinë e Gjirokastrës, u krye takimi i përvitshëm studentor. Ky takim nisi me Liturgjinë Hyjnore dhe pas Liturgjisë u mbajt edhe një fjalim me temë “Dashuria Hyjnore sipas Jerond Porfirit”, nga z. Pavlos Kiriakidhis, pro- fesor i Sociologjisë, në Fakultetin e Janinës.