Berat
Qytetit të Beratit, i zbukuruar me drita të shum- ta, ia shtoi edhe më tepër ngjyrat kjo festë e ma- dhe. Traditat e shumta familjare u ndërthurën bukur me atmosferën e shërbesave kishtare. Në mbrëmjen e datës 23 dhjetor ishin grupet e fë- mijëve, të cilët shpallën lajmin e gëzueshëm në çdo shtëpi të qytetit. Kolendrat sjellin gjithnjë një atmosferë festive me fëmijët, të cilët para- prihen nga ylli i Betlehemit dhe shoqërohen nga këngët melodioze të Krishtlindjes.
Festimi i Krishtlindjes në shërbesat kishtare filloi intensivisht me Orët e Mëdha në datën 23 në mëngjes, vazhdoi me këtë frymë në Liturgjinë Hyjnorë të datës 24 dhjetor. Shërbesat e shenjta arritën kulmin me Mbrëmësoren e Madhe në mbrëmjen e datës 24, si dhe në mëngjesin e di- tës së Krishtlindjes me Mëngjesoren dhe Litur- gjinë Hyjnore.
Në fund të Liturgjisë së Shenjtë u lexua me- sazhi i Mitropolitit, Imzot Ignatit.
Pas Liturgjisë Hyjnore të Krishtlindjeve, në Mitropolinë e Hirshme të Beratit erdhën për të uruar krerët më të lartë të Bashkisë së qytetit, Kryetari, z. Fadil Nasufi, përfaqësuesit e grupit politik të Partisë Demokratike, dega Berat etj. Gjithashtu, si çdo vit, nuk munguan edhe përfa- qësuesit e komuniteteve të tjera fetare, si Myftiu z. Murat Dura, Don Giovanni Vaccarini, si dhe nga Komuniteti Bektashian z. Ali Shehu.