EmailFacebookKontakt

Krishtlindje plot gëzim në Durrës

Për më shumë se 10 vjet tashmë është krijuar edhe tradita e kolendrave. Vigjiljen e Krishtlindjeve grupi i fëmijë- ve të katekizmit dhe disa të rinj me iko- nën e Lindjes së Krishtit shkuan nëpër shtëpitë e besimtarëve duke u dhënë laj- min e gëzuar të Lindjes së Shpëtimta- rit. Edhe më 25 dhjetor, në orët e para të mëngjesit, një automjet i pajisur me altoparlantë doli në lagjet, rrugët e rru- gicat e qytetit duke dhënë këngën tradi- cionale “Mirëmëngjes zonja e zotrinj”.

Ndërsa të dielën përpara Krishtli- ndjes, datë 18, për të katërtin vit Litur- gjia Hyjnore, e drejtuar nga Episkopi i Apollonisë, Imzot Nikolla, iu dedikua të gjithë dhuruesve të Kishës sonë. Pas mbarimit të Liturgjisë në mjediset ndihmëse të kishës u krye edhe një pritje, që krijoi atmosferën e përshtat- shme për biseda shpirtërore e sociale, si edhe për të falënderuar dhuruesit për kontributin e tyre të çmuar.

Gëzimi, hareja përshkoi zemrat e gjithë besimtarëve të Durrësit në këtë Krishtlindje. Zbritja e Birit të Perëndi- së në tokë dhe trupëzimi i Tij që përbën bazën e themelimit të Kishës, të adhu-

rimit të krishterë dhe dashurisë hyj- nore për shpëtimin e njeriut janë ele- mentet që motivuan besimtarët e Ki- shës sonë për një përjetim shpirtëror të kësaj të kremteje. Pjesëmarrja në adhurimin 40-ditor që veç kreshmimit u shoqërua edhe me kryerjen e Sara- ndarit (40 ditë Liturgji Hyjnore) u ku- rorëzua me Liturgjinë Hyjnore ditën e lindjes së Shpëtimtarit.

Pas Liturgjisë Hyjnore në mjediset e kishës u krye edhe pritja e përvit- shme për autoritetet lokale të qytetit, komunitetet fetare, personalitete të fushave të ndryshme etj.

Duke marrë shembull nga sakrifica që Zoti Krisht bëri duke ofruar veten e Tij për faljen e njeriut të rënë nga mëkati, edhe besimtarët e qytetit të Du- rrësit me iniciativën e këshillit kishtar, ndërmorën një fushatë kontribu- tesh e ofertash në ndihmë të familjeve në nevojë. Nga kjo përpjekje u arrit që të përgatiten e të ofrohen 50 pako me ushqime, të cilat u shpërndanë për- para festës. Gjithashtu edhe grupi ri- nor i qytetit me nismën dhe kontributet e tyre u ofruan ndihma të varfërve.