EmailFacebookKontakt

Krishtlindja

Nata është e qetë dhe mistike. Yjet me shkëlqmin e tyre të zbehtë ndritnin rrugën e Mariamës dhe i nënqeshin mistikërisht. Një zë i brendshëm i përsërit herë pas here: “Edhe pak dhe lavdia e Zotit të pret”. Dhe, Mariama si e shtyrë nga një fuqi e padukshme, shkon në mes të natës, drejt përcaktimit të saj…

Është mesi i natës kur arrin në Vithlehem. Gjithë qyteti i vogël dhe i lodhur ka rënë në gjumë. Asnjë vend i hapur, asnjë strehë për Mariamën. Asnjë vend nuk është i përshtatshëm për të strehuar vajzën e qashtër. Hyjnë në një ahur. Në të hyrë të tij kafshët që ndodheshin atje qëndrojnë pa lëvizur dhe pa zë, si skllevër para një mbrëtë- reshe. Mariama e lodhur

bie në gjunjë të thellë, të thellë. Kudo heshtje, kudo qetësi. Gjithçka fle, gjithçka çlodhet… vigjilon vetëm Trinia e Shenjtë… Natë mistike!!!

Po menjëherë, papritur dhe pa kuptuar qetësia shpërthen në buçitje që trondit tërë botën. Një zë i ëmbël dëgjohet që lartazi: “Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe mbi dhenë paqe e mbi njerëzit mirëdashje”. Në këtë moment, qielli bashkohet me dheun. Zoti u lind. Perëndia u bë njeri…! Dhe Mariama zgjohet pak e hutuar, hedh vështrimin e saj rreth rrotull dhe sheh një foshnjë që i nënqeshte. Mbi kryet e saj shkëlqente kurora e Lavdisë Mbretërore, e përbërë nga hiri i Perëndisë. Një yll i ndritur (i ndezur) e ngrohte me rrezet e tij…

Virgjëresha e qashtër kujton misterin e paralajmëruar nga Gavriili, gjunjëzohet përpara foshnjës, i falet dhe e adhuron. I falet Birit të saj, Perëndisë së saj… · ~

Barinjtë rendin vrap, që të përhapin lajmin gazmor dhe gjithë bota mbushet me gaz. Josifi i drejtë përpara kësaj

çudie ngre duart në qiell dhe lavdëron Perëndinë.

O mister i thellë!!! O mirësi e patregueshme… përse vallë kjo çudi? Si??? Grazhdi, djep i mbretit të Mbretërve??? Ahuri, pallati itij???…

Për Adamin e rënë dhe Evën e pabesë gjithë kjo mirësi?! Po. Për çiftin mëkatar gjithë kjo përulësi; për t’i dhuruar njeriut të lartat, Perëndia zgjodhi për vete të ulëtat. Për t’u çelur parajsën zgjodhi perden e qiellit… O mirësi e paanshme dhe dhuratë e paçmueshme!!! Me çfarë vallë do të të shpërblejmë? Cila dhuratë e dheshme është e drejtë për Ty? Asnjëra, se të gjithë janë thërrime të thesarit Tënd të shumëpasur. Çfarë pra të të japim? Se drejtësia jote e lyp

këtë shpërblim. Asgjë tjetër veç shpirtit tonë. Shpirt të pastër dhe të kulluar. Ti kërkon shpirt të drejtë dhe të virtytshëm. Ti pëlqen shpirt fron Perëndie… këtë do të të ofrojmë.

Po të lutemi, o Zot, për të mos dalë të turpëruar përpara*teje. Të lutemi të na ndihmosh në këtë ofertë. Të lutemi, të derdhësh pak dritë në zemrat tona, prej atij ylli që dikur shkëlqeu kryet Tënd të shenjtë; të pikosh pak dashuri nga dashuria Jote, mirësi nga mirësia Jote e paanshme. Po, Zot, këtë ndihmë e lypim me insistim nga Ty, se Ti je Mbreti i plotfuqishëm që mbron dhe ndihmon gjithë ata që Të njohin. Ti je Perëndia njerëzidashës që përgatite shpëtimin tonë. Për Ty blaton himne qielli dhe dheu. Për Ty flet e gjithë krijesa. Për Ty duam dhe ne të rrojmë e të gëzohemi.

“Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe mbi dhenë paqe e mbi njerëzit mirëdashje”, të jetë motoja jonë në jetën tonë. Amin.