+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin,
Ky himn paskal do të tronditë tërë këtë kohë mendimet tona, duke përfshirë në mënyrë mistike gjithë qenien tonë. Dëshira për jetë na pushton, por njëkohësisht, në çdo çast vdekja na kërcënon, në forma të ndryshme dhe neve na sundon frika e vdekjes. E kremtja e sotme
vjen për të na kujtuar se në përleshjen gjigante midis jetës dhe vdekjes, që mbizotëron në historinë njerëzore, Jisu Krishti e shpartalloi vdekjen me Ngjalljen e Tij.
Trupi që mori Zoti ynë kur u bë njeri, edhe pse pa mëkat, ishte, ashtu si trupi ynë, i nënshtru-
ar ndaj vdekjes. Trupi që ngriti me Ngjalljen e Tij të triditëshme, është i tërëndritshëm dhe i paprishshëm. Fjala e Ngjallur e Perëndisë u ngjit lart drejt Atit të Tij, duke marrë me vete natyrën njerëzore, së cilës tashmë i ofrohet plotësia e jetës. (vijon në faqen 6-7)
(vijon nga faqja 1)
E kremtja e sotme vjen për të na kujtuar se në përle- shjen gjigante midis jetës dhe vdekjes, që mbizotëron në historinë njerëzore, Jisu Krishti e shpartalloi vdek- jen me Ngjalljen e Tij.
V – – – – – —
Ngjallja e Krishtit i dhuroi njeriut çlirimin nga vdekja, lirinë nga frika e vdekjes dhe ankthit që ajo shkakton. “Askush të mos ketë frikë nga vdekja”, shpall Shën Joan Gojarti, “se ne na çliroi vdekja e Shpëtimtarit”. Dhe me fjalët e Dhiatës së Re, ai shprehet: “Ku është, o vdekje, thumbi yt? Ku është, o Hadh, fitorja jote? Dhe falënderojmë Perëndinë që na dha fitoren me anë të Zotit tonë Jisu Krisht” (I Korint. 15:54,57).
Me Pashkën zë fill shekulli i ri, që hyn në kohë dhe e përtërin atë. Pas Ngjalljes ndrit tashmë jeta dhe tek koha rrezaton përjetësia. Kjo siguri, që nga periudha e Apostujve, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes unikale të Ngjalljes, deri në ditët tona, përfshin Kishën dhe përcak- ton identitetin e saj.
* *
Që një ditë të gjithë do të vdesim, është e sigurt dhe e dimë. Por ajo që kërkohet është se si do ta kapër- cejmë vdekjen, si do të rrojmë. Me- sazhi i përhershëm i Kishës është se nuk sundon vdekja kur ne jemi në shoqëri me Krishtin. Sepse Ai është “Ngjallja dhe jeta” (Jn. 11:25), që si Perëndi ua transmeton të gjithë atyre që bashkohen me Të.
Kjo shoqëri para së gjithash është dhuratë, “hir”. Një hir që nuk imponohet, por që do të duhet të pranohet lirisht nga ndërgjegjja e njeriut. Ai ka të bëjë me njohjen, besimin, dashurinë, me përfshirjen dhe pjesëmarrjen në Trupin e Krishtit të Ngjallur, me misteret e Kishës së Tij. Jeta e re më Krishtin
Mesazhi i përhershëm i Kishës është se nuk sundon vdekja kur ne jemi në shoqëri me Krishtin. Sepse Ai është “Ngjallja dhe jeta” (Jn. 11:25), që si Perë- ndi ua transmeton tëgjithë atyre që bashkohen me Të.
na jepet brenda Kishës me hirin e Shpirtit të Shenjtë. Çdo Liturgji Hyjnore është Pashkë dhe kungimi është dhuratë e hirit të Shpirtit të Shenjtë “për jetë të amshuar”. Liturgjia Hyjnore e Vasilit të Madh ethekson: “Epamë tipine Ngjalljes sate; u mbushëm me jetën tënde të amshuar…”. Jeta jonë merr kuptim nga ajo çka aspirojmë. Dhe ne “presim ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e ardhshme të amshuar. Kështu, pas Kungatës Hyjnore, këndojmë himnin: “O Pashkë e madhe dhe e tërëshenjtë, o Krisht… na jep nëve mundësinë për të marrë pjesë në dritën që nuk perëndon të mbretërisë sate”.
* *
Me vdekjen përballemi përditë; me sëmundjet, me humbjen e njerëzve tanë të dashur, me ndarjet tragjike. Në këtë kufi të frikshëm, vetëm besimi tek Krishti i Ngjallur hap horizontin e mbyllur dhe na jep ngushëllim dhe mundësinë për të mbajtur lidhjet me të gjithë ata që ikën – me lutjen, dashurinë, heshtjen paqësore. “Kujtimi i vdekjes” bëhet kujtim ngjalljeje; na çliron nga ankthi dhe nga tronditja. “Askush
të mos ketë frikë nga vdekja, se ajo nuk është prishje, por pikënisje e jetës”, ngushëllon Vasili i Madh.
Megjithatë, veç shijes së drejt- përdrejtë të vdekjes reale, në jetën e përditshme ka kundërmime vdekjeje, që i lëshojnë në mënyrë indirekte jo vetëm rreziqet e shu- mta që ushtrojnë trysni në jetën tonë, por gjithashtu mëkati, padrej- tësia, shpifjet, smira, urrejtja. Në këto kundërmime helmuese, që përcjellin frymën e Hadhit në jetën tonë të përditshme, ekziston dhe antidoti. Ai është përjetimi i së vërtetës së Ngjalljes me besimin,
Duke fuqizuar brenda nesh sigurinë e Ngjalljes së Krishtit, Kisha na jep që- ndresë të brendshme për t’iu kundërvënë qetësisht frymës së çdo lloji vdekjeje. Duke e jetuar brenda Ki- shës ngjarjen e Pashkës, ne marrim energji të reja për të qenë mbartës të jetës së re, të vërtetë, krijuese.
mendjen, me himnin, me tërë qenien tonë. Duke fuqizuar brenda nesh sigurinë e Ngjalljes së Krishtit, Kisha na jep qëndresë të brendshme për t’iu kundërvënë qetësisht frymës së çdo lloji vdekjeje. Duke e jetuar brenda Kishës ngjarjen e Pashkës, ne marrim energji të reja për të qenë mbartës të jetës së re, të vërtetë, krijuese.
Ritmi i Ngjalljes, që koordinon jetën adhuruese Orthodhokse, që mbështet qenien tonë, që përtërin
* 1 . 1 t
Njerëzit që i besuan Krishtit të Ngjallur, mu- ndën, me fuqinë e Tij, të transformojnë armiqësinë nëpajtim, urrejtjen në da- shuri, dhembjen në gëzim, poshtërimin në triumf, të përditshmen pa kuptim në krijimtari. Brenda rrezati- mit të Ngjalljes, të gjithë e të gjitha mund të transfor- mohen dhe të mbushen me dritë.
vazhdimisht shpresën tone, që na jep vizion të ri dhe entuziazëm për jetën, sundohet nga përjetësia. Mo- rali i Ngjalljes transformon fytyrën e ashpër të së përditshmes. Na ndihmon për të parë edhe në ku- shte melankolie, një pashkë, pra një “kalim”, një dalje në dritë. Ngjallja, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdij- shme, është bërë burim i përtëritjes së botës. Njerëzit që i besuan Krishtit të Ngjallur, mundën, me fuqinë e Tij, të transformojnë armiqësinë në pajtim, urrejtjen në dashuri, dhembjen në gëzim, poshtërimin në triumf, të përditsh- men pa kuptim në krijimtari. Brenda rrezatimit të Ngjalljes, të gjithë e të gjitha mund të transformohen dhe të mbushen me dritë.
* *
6
ksisë gjendet një dinamizëm shumë i madh Ngjalljeje.
Besimi dhe dashuria jonë ndaj Zotit të Ngjallur, le të mbushin qenien tonë për të kuptuar dhe për të përballuar këto dy çështje të mëdha qenësore: të vdekjes dhe të jetës.
Me vështrimin dhe mendjen të përqëndruar tek Krishti i Ngjallur, le të përballojmë çdo formë ose çdo frymë vdekjeje që transmeton mëkati, smira e padrejtësia dhe le të bëhemi frymë ngjalljeje në mjedisin tonë.
Gëzuar Pashkët!
Me Ngjalljen brenda nesh.