Krishti u ngjall së vdekurish, me
vdekje vdekjen shkeli dhe të varro-
surve jetën u fali. (Tropari)
Sot është dit’e ngjalljes, ndriçohu, o popull. Pashka e Zotit, Pashka.
Se Krishti, Perëndia ynë, na shpuri prej vdekjes te jeta, prej dheut në qiell, duke kënduar këngën e fitores: Krishti u ngjall së vdekurish!
(Kënga e parë e Kanonit të Pashkës.)
Ndriçohu, ndriçohu, Qytet i Ri Jerusalem, se lavdia e Zotit, përmbi ty ka lindur sot. Vallëzo tani dhe gëzo- hu, o Sion dhe ti, o Hyjlindëse e pas- tër, dëfrehu në Ngjalljen e Birit tënd.