EmailFacebookKontakt

“KRISHTI U NGJALL!” – Hyrja triumfale e Jisuit në Jerusalem

“KRISHTI U NGJALL!”

“Krishti u Ngjall së vdekuri; me vdekje vdekjen shkeli; edhe të varrosurve jetën u fali!”

Hyrja triumfale e Jisuit në Jerusalem

Ditën tjetër, turma e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jisui po vinte në Jerusalem, mori degë palmash, dhe doli përpara ta priste, dhe zunë të thërritnin: “Hosana! I bekuar është ai që vjen në emër të Zotit, Mbret i Izraelit!”. Dhe Jisui, si gjeti një pulisht, hipi sipër, sipas asaj që është shkruar: “Mos u frikëso, bijë e Sionit! Ja mbreti yt po vjen, i hipur mbi një pulisht gomareje!” Dhe nxënësit e tij nuk i kuptuan që në fillim këto; po kur Jisui u mbush me lavdi, atëherë u ra ndër mend se këto ishin shkruar për të, dhe se ato gjëra ia kishin bërë. (Joani 12:12-16)