EmailFacebookKontakt

Krishti Lindet – Lavdërojeni! / Shën Josifi apo Herodi

Shën Josifi apo Herodi: Cili prej tyrejemi?
Nga At Luka Veroni
Të dielën pas Krishtlindjeve, ne
kujtojmë Shë Josifin, Burrin e
Virgjëreshës Mari dhe kujdestarin
e Zotit lisu Krisht. Në 28 dhjetor,
ne do të kremtojmë foshnjat e
Betlehemit, që u vranë nga Herodi
pas lindjes së Krishtit.
Shën Josifi dhe foshnjat martire
kanë një mesazh të përbashkët
dhe urgjent për botën sot. Së pari,
shikoni jetën e Josifit. Bibla e për-
shkruan si një njeri të drejtë, një
njeri që kërkonte dëshirën e Perë-
ndisë, që dëgjonte zërin e Perëndi-
së e që u bindej urdhërimeve të Tij.
Imagjinoni për një çast sikur
të ishit ju Josifi. Sapo jeni fejuar
me një vajzë 14-vjeçare dhe, për-
para se të martohesh me të, zbulo-
ni se ajo është shtatzënë. Çfarë do
të mendonit? Sigurisht, se ajo ju
ka çnderuar, duke pasur marrë-
dhënie me një burrë tjetër; ajo ju
ka fyer dhe turpëruar! Josifi mund
ta kishte bërë publik këtë turp. Ai
mund ta kishte dënuar Marinë dhe
të mos çante kokë për foshnjën.
Por, Bibla na thotë, se ai nuk donte
ta turpëronte në publik Marinë
dhe kishte planifikuar ta përzente
pa u ndjerë.
Ne shikojmë një anë të dashur,
të ndjeshme dhe plot kujdes të
Josifit. Pasi ai vendos ta bëjë këtë,
shikojmë se Perëndia i flet dhe i
thotë, se megjithëse Maria ishte
shtatzënë, vazhdonte të ishte e pa-
cënuar. Josifi e pranon këtë lajm
të pamundur, e beson dhe, madje
Lutje e krishterë e Kreshmës

e do mbrojë foshnjën e vogël.
Ky shembull krahasohet me atë
të mbretit Herod. Në Ungjillin
sipas Mattheut (2:13-18), ne më-
sojmë se si ky mbret u zemërua pas
lindjes së Krishtit. Magët e kishin
mashtruar Herodin, dhe pasi i ishin
falur foshnjës së porsalindur, u
nisën për në shtëpi nga një rrugë
tjetër, duke mos e informuar, se ku
lindi foshnja-mbret. Herodi, në
zemërimin e tij, dërgoi ushtarët në
Betlehem për të vrarë të gjithë
fëmijët nën dy vjeç, duke shpresuar
të vrasë edhe foshnjën lisu.
Imagjinoni të jeni nëna e një
Ushtarët e Herodit urasin foshnjat e pafajshme. (Ikonë e shek. XVII)
Ai që vjen!

të hyjnë me dhunë në shtëpi dhe
t’ua vrasin! Eshtë diçka shumë e
tmerrshme për ta menduar!
Shën Josifi apo Herodi, cili je-
mi ne? Sigurisht, të gjithë do tho-
nim shpejt e shpejt “Shën Josifi”.
Dhe megjithatë, në veprimet shu-
më nga ne imitojnë Herodin.
Amorët vesh lajmin, se sot në
Tianë u vranë 100 foshnja? A e mo-
rët vesh këtë lajm?!? Ndoshta jo,
se gazetat dhe televizioni i kanë
injoruar ato! Jo vetëm 100 foshnje
janë vrarë sot në Tiranë, por gjatë
vitit që shkoi në Shqipëri, u vranë
më shumë se 35000 foshnja dhe
të” (Joan 1:9). Ne duhet të shohim

për t’i ndaluar.
Po habiteni me këto që po
shkruaj? Nuk po flas për vrasje
nga shpata e ushtarëve, por nga
vrasjet që ndodhin nëpër spitale,
nëpërmjet abortit! Veprimi i
abortit nuk vret vetëm mijëra fo­
shnje në Shqipëri, por miliona çdo
vit në botë. Foshnja të pafajshme
që janë në mitrën e nënës së tyre
vriten vetëm e vetëm sepse e ëma,
i ati ose familja e tyre nuk i do.
Nuk është edhe ndonjë ndry-
shim i madh nga foshnjat e Betle­
hemit që nuk i donte Herodi. Ato
foshnja ishin kërcënim për stilin e
jetës së Herodit, kështu që i hoqi
qafe. Edhe këto foshnje të abortu-
ara sot janë një kërcënim për stilin
e jetës së prindërve të tyre, pra-
ndaj ata dhe doktorët i prishin!
Aborti është një nga mëkatet
më të këqija, sepse është një luftë
kundër një fëmije të pambrojtur;
vrasje nga vetë nëna dhe babai me
ndihmën e mjekut. Nëse mund të
pranojmë që një nënë të vrasë fë-
mijën e saj, si mund t’u themi të
tjerëve të mos vrasin njeri-tjetrin?
Çdo vend që pranon abortin nuk
e mëson popullin e tij të dojë, por
dhunën për të arritur atë që duan.
Ndoshta shumë nga ne nuk e
kemi menduar më parë që aborti
është vrasje. Por, kur një grua
mbetet shtatzënë, mjekët, bio-
logët e shkencëtarët bien dakord,
se një jetë e re ka filluar që në
çastin e zënies. Tetëmbëdhjetë ditë
pas zënies, para se shumica e gra­
ve ta kuptojnë se janë shtatzëna,
zemra e foshnjës së vogël fillon të
rrahë. Dyzet ditë pas zënies, mund
të regjistrohen valët e trurit. Nga
java e tetë, janë të pranishëm TE
GJITHA sistemet e trupit.
Kjo është arsyeja pse Elisha, që
në ditët e para të jetës së saj e ka
deklaruar se aborti i vetëvullnet-
shëm ndaj embrionit njerëzor
është i barazvlefshëm me vrasjen.
Shën Vasili thoshte: “Ata që japin
ilaçe për shkatërrimin e fëmijëve
që janë zënë në mitër, janë vrasës”.
Gjithë jeta vjen nga Perëndia e
përfaqëson dhuratën më të çmu-
ar që Krijuesi na ka dhënë. Etërit
e Kishës na mësojnë se qëllimi i
jetës sonë është që të rritemi në
ngjashmërinë e Perëndisë. Kjo rri-
tje fillon në çastin e zënies, e madje
vazhdon edhe në parajsë. Çdo për-
pjekje për të ndaluar këtë proces rri-
Vijon në faqen 6

Vijon nga faqja 5
tjeje e jete është kundër mësimeve të
Kishës. Nuk ka rëndësi në se është i
moshuar, fëmijë,foshnjë ose embrion.
Në sytë e Perëndisë të gjithë kanë të
drejtën për të jetuar e përmbushur
mundësitë e tyre. Sa e sa shkencëta-
rë, mjekë udhëheqës dhe, madje edhe
shenjtorë, janë vrarë para se të lejo-
hen të lindin. Në Shqipëri të trishton
fakti, se sipas statistikave spitalore,
më shumë se një në tre foshnja të
zëna, abortohet. Më 1994 kishte 70
mijë lindje, të krahasuara me 35 mijë
aborte të raportuara, pa llogaritur të
paregjistruarat.
Mund të ketë arsye të ndryshme
për ta marrë abortin në konsideratë,
por Kisha me dashuri i mohon të gji­
tha justifikimet për ta kryer atë. Ne
duhe ti bindim me durim prindërit
që duan të bëjnë abort, që të mos e kiy-
ejnë. Me abortin nëna nuk mëson të
dojë, por vret fëmijën e saj, për të zgji-
dhur problemet që i dalin dhe i ati u
shmanget përgjegjësive për krijesën
që ka sjellë në botë. Perëndia në
Shkrimin e Shenjtë na thotë: “Edhe
në se një nënë harron fëmijën e saj,
unë nuk do tiu harroja. Unë të kam të
gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të
mia” (Isaia 49:15). Dhe, për çdo nënë,
ose doktor që kryen abort, ekziston
gjithmonë falja, për ata që pendohen
sinqerisht. Zoti ynë lisu Krisht ka thë-
në: “Unë nuk dua vdekjen e mëkatarë-
ve, por shpëtimin e tyre”.
Kujtoni Shën Josifin dhe Herodin:
Njëri u kujdes për një foshnje të pafaj-
shme të varfër, kurse tjetri vrau fo­
shnje të pafajshme të varfra.Cili prej
tyre, jemi? Çdokush do të revoltohej
në se ndonjë udhëheqës do vriste sot
foshnje, si Herodi dikur. Ndaj, le të
shpresojmë, që të gjithë të kuptojnë,
se diçka edhe më e madhe po ndodh –
çdo ditë në Shqipëri vriten dhjetëra
foshnje të pafajshme. Dhe, nuk mja-
fton të themi: Έ kuptoj që aborti është
i keq.” Duhet të veprojmë! Duhet të
informojmë njerëzit, që s’janë të ndër-
gjegjshëm për realitetin. Duhet t’i the­
mi qeverisë, spitaleve, mjekëve e të
gjitha autoriteteve të ndalojnë vrasjet!
Uratat dhe lutjet e Shën Josifit,
bashkë me lutjet e foshnjave të she-
njta martire të Betlehemit, të na japin
guxim e fuqi për të ndihmuar foshnjat
e pafajshme të botës. Amin!
At Luka Veroni
<