EmailFacebookKontakt

Krishti është jetë e re

Nga At Profir Ajoriti

Krishti është jetë e re. Krishti është gjithçka. Eshtë gëzim, është jeta, është drita, drita e vërtetë, që e bën njeriun të gëzohet, të fluturojë, t’i shikojë të gjitha, t’i shikojë të gjithë, t’i dhimbsen të gjithë, t’i dojë të gjithë bashkë me veten, të gjithë pranë Krishtit.

Pra, me të vërtetë ashtu duhet ta shohim Krishtin. Eshtë miku ynë, është vëllai ynë, është gjëja më e mirë dhe më e bukur. Eshtë gjithçka. Por, është mik dhe e thërret: “Ju kam miq nuk e kuptoni? Jemi vëllezër, … Unë nuk mbaj Ferrin në dorë, nuk ju frikësoj, ju dua. Ju dua të gëzoni bashkë me mua jetën.