EmailFacebookKontakt

Krishti dhe natyra

Me trupëzimin dhe flijimin shpëtimtar të Zotit, hyjmë në epokën e hirit. Njeriu i larguar nga Perëndia tani mund të vijë përsëri në shtëpinë e Atit të tij qiellor. Të bëhet, prej biri, bir i të Shumëlartit. Mjafton ta dojë ai vetë. Akoma ka mundësinë të rivendoset me saktësi përkundrejti gjithë krijesës.

Nga ana tjetër, vetë Zoti, që u bë njeri, na jep shembullin e një dashurie të mrekullueshme karshi natyrës. Paravolitë e mrekullueshme të tij dhe në përgjithësi fjala mësimore e Krishtit, në të shumtat e herëve fillojnë nga një ikonë marrë nga Krijimi, nga natyra. Deti i egërsuar, erërat, lulet e arës me shumë ngjyra, zogjtë e qiellit, vreshtat plot rrush, fiku pa kokrra.

Të gjitha këto shembuj, nga të cilat nis Krishti mësimin e Tij, që të shkojë më përpara në mesazhet shpirtërore më të thella, që i ofron popullit dëgjues, dëshmojnë habinë, miqësinë e tij, dashurinë ndaj krijesave, me shpirt e pa shpirt. Dhe si mund të behej tidryshe? Kush tjetër do të dispononte të gjithë atë ndjeshmëri dhe atë pastërti shpirtërore që nevojitet, kur ka për të ndjerë në çdo çast atë “E çuditshme është Perëndia në veprat e Tij”.

Por Zoti nuk na fton vetëm të vemë re, të admirojmë e të duam natyrën. Me atë “Shikoni me vëmendje dhe mësoni nga vjollcat e arës si rriten….” (Math 6:27-30), na thotë dhe diçka tjetër të rëndësishme. Të mësojmë të lexojmë librin e hapur, të natyrës dhe të deshifrojmë sinjalet që ajo na dërgon orë e çast.

Pregatiti: Petro Xhuveli