Asnje dashuri ne kete bote nuk mund te krahasohet me dashurine e Krishtit. Krishti na do me shume se babai yne, me shume se nena jone, me shume se vellai yne, me shume se miku yne, me shume se cdo njeri. Krishti na do edhe atehere kur ne nuk e duam. Krishti na do edhe atehere kur ne e mohojme, edhe atehere kur ne e shajme, edhe atehere kur ne e tradhetojme. Ai vazhdon te na doje panderprere. Pa kushte dhe kufizime. Flijimi i Krishtit perben proven me te madhe te dashurise se Tij. Permendim ketu fjalet e Vajtimeve: Porsi pelikani qe me sqepin e tij shpon brinjen e vet dhe me gjakun qe rrjedh u jep jete te vegjelve te tij (kur i pickon gjarperi helmues) ashtu edhe Ti Fjale e Perendise u dhe jete bijve te tu, qe ishin te vdekur nga mekati duke pikuar mbi ta gjakun tend jetedhenes. Por cfare behet vella me zemren tende dhe zemren time?
Iisu Krisht do te thote dashuri
I mbertheyer eshte Ai, atje
Per mekatet e botes.
Dhe lind mbi glod nje jete e re;
E vertete, si tingujt e renkimeve te Tij.
Mergoi deshperimi.
I mekur, me nje pishe te shuar ne dore.
Botes i erdhi RINIA,
Me nje hap te rende,
Prej kodres ku u mberthye Dashuria.
Rrufete e bubullimat cajne errësiren;
Pelcet zemra e fryre nga Dhimbja;
Fiket urrejtja dhe mbyt me ankth
Meshiren.
Lufton e keqja me te miren!
Krismat gjemuan qiellit te paane,
Copat u shperndane,
Secila nis shumohet serish,
Kur kujtuan se i vrane…
Si shprese jete dashuria mbin.
Me dhembshuri
Dhe bote e re jeton
Nje ze i plotfuqishem gjith’gjemon:
Te falemi, Perendi!
Iisu Krisht, je dashuria jone!
Lysien Kobellari