“Është në Krishterim që artet tona janë zhvilluar; është në krishterim që ligjet e Evropës – deri vonë – janë rrënjosur. Është në sfondin e Krishterimit që i gjithë mendimi ynë ka rëndësi. Një individ evropian mund të mos besojë se besimi i krishterë është i vërtetë, dhe megjithatë ajo që ai thotë dhe bën, do të burojë nga trashëgimia e tij e kulturës së krishterë dhe do të varet nga ajo kulturë për kuptimin e saj… Unë nuk besoj se kultura e Evropës mund t’i mbijetonte zhdukjes së plotë të besimit të krishterë. Dhe unë jam i bindur për këtë, jo thjesht sepse jam vetë i krishterë, por si student i biologjisë sociale. Nëse Krishterimi shkon, e gjithë kultura shkon.”
– T.S. Eliot, “Krishterimi dhe Kultura”: Ideja e një Shoqërie të Krishterë dhe Shënime drejt Përkufizimit të kulturës