Kretë
Mbledhje e Komitetit
Qendror të Këshillit
Botëror të Kishave
Nga 28 gusht deri më 5 shtator,
në mjediset e Akademisë Ortho
dhokse të Kretës, në Kolimpari,
Greqi, do të zhvillohet mbledhja e
radhës e Komitetit Qendror të
Këshillit Botëror të Kishave. Ajo
mbahet me ftesën e Patriarkut Eku-
menik Vartholomeu I.
Kisha jonë do të përfaqësohet
në këtë mbledhje nga Kryepiskopi
i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi-
përisë, Anastasi, i cili është edhe një
nga Presidentët e KBK-WCC.
Komiteti Qendror i KBK është
organi më i rëndësishëm vendimma-
rrës i kësaj organizate midis dy asa-
mbleve. Asambleja e ardhshme do
të mblidhet nga 30 tetor deri më 8
nëntor 2013, në Busan, Koreja e
Jugut.
KBK bashkon 349 kisha ortho
dhokse e protestante, nga 110 ve-
nde nga e gjithë bota, që përfshijnë
në gjirin e tyre rreth 600 milion të
krishterë.