Nga libri
“Kreshma e Madhe” i
atë Alexander Schememann
Është e rëndësishme të dalloj- më përmbajtjen unikisht të kri- shterë të kreshmimit. Ajo na zbu- lohet para së gjithash në ndërvarë- sinë midis dy ngjarjeve të cilat i gjejmë në Bibël: një në fillim të Dhiatës së Vjetër dhe tjetra në fi- llim të Dhiatës së Re. Ngjarja e parë është prishja e kreshmës nga Adami në Parajsë. Ai hëngri nga fruti i ndaluar. Kjo është mënyra sesi na zbulohet mëkati i parë. Krishti, Adami i Ri – dhe kjo është ngjarja e dytë – fillon me kreshmi- min. Adami u tundua dhe iu nën- shtrua tundimit; Krishti u tundua, por e mposhti tundimin. Pasojat e rënies së Adamit janë dëbimi i Ada- mit nga Parajsa dhe vdekja. Frytet e fitores së Krishtit janë shkatë- rrimi i vdekjes dhe kthimi ynë në Parajsë. Kreshmimi nuk është thjesht një detyrim, një zakon; ai lidhet me vetë misterin e jetës dhe vdekjes, shpëtimit dhe dënimit.
Në doktrinën e krishterë ortho- dhokse mëkati nuk është vetëm një shkelje e një rregulli që të çon në dënim; ai është gjithmonë një cenim i jetës që na është dhënë nga Perë- ndia. Për këtë arsye historia e më- katit të parë na paraqitet si një veprim ngrënieje. Sepse ushqimi është mjet i jetës; është ai që na mban gjallë. Këtu qëndron e gjithë çështja: çfarë do të thotë të jesh gjallë dhe çfarë do të thotë jetë? Për ne sot ky term ka një kuptim fillimisht biologjik: jeta është pikërisht ajo që varet plotësisht nga ushqimi dhe në mënyrë më të përgjithshme nga bota fizike. Por për Shkrimin e Shenjtë dhe Tradi- tën e Krishterë kjo jetë nga buka vetëm identifikohet me vdekjen për
shkak se ajo është jetë e vdekshme, për shkak se vdekja është një parim që gjithmonë funksionon në të. Perëndia na thuhet, nuk krijoi vdekje. Ai është Dhënësi i Jetës. Po si atëherë u bë jeta e vdekshme? Përse është vdekja dhe vetëm vdekja i vetmi kusht absolut i asaj që ekziston? Kisha përgjigjet: për shkak se njeriu nuk e pranoi jetën, ndërsa i ofrohej dhe i jepej nga Perëndia dhe parapëlqeu një jetë që nuk varej nga Perëndia vetëm, por nga buka vetëm.
Bota dhe ushqimi u krijuan në këtë mënyrë si mjet kungimi me Perëndinë dhe vetëm nëse do të pranoheshin për hir të Perëndisë do të jepnin jetë. Në vetvete ushqi- mi nuk ka jetë dhe nuk mund të japë jetë. Vetëm Perëndia ka Jetë dhe është Jetë. Në vetë ushqimin Perëndia – dhe jo kaloritë – ishte parimi i jetës. Kështu, të hash, të jesh gjallë, të njohësh Perëndinë dhe të jesh në kungim me Të ishin një dhe e njëjta gjë. Tragjedia e pa- konceptueshme e Adamit është se hëngri për hir të vetvetes. Më shu- më se kaq, ai hëngri i ndarë nga Perëndia më qëllim që të mos varej nga Ai. Dhe arsyeja që e bëri këtë, është sepse besoi që ushqimi kishte jetë në vetvete dhe që ai duke ngrënë nga ai ushqim mund të bëhej si Perëndia d.m.th. të kishte jetë në vetvete. Ta themi shumë thjesht: ai besoi tek ushqimi, ndërsa i vetmi ku duhet të kemi besim, i vetmi që ka jetë, i vetmi ku përikim është Perëndia dhe vetëm Perëndia. Bota, ushqimi u bënë perënditë e tij, burimet dhe parimet e jetës së tij. Ai u bë skllav i tyre. Adam – në hebraisht – do të thotë njeri. Ky është emri im, emri ynë. Njeriu është ende Adam, ende skllav i ushqimit. Ai mund të pretendojë se beson te Perëndia, por Perëndia nuk është jeta e tij, ushqimi i tij, dhe
përmbajtja gjithëpërfshirëse e ekzistencës së tij. Ai mund të pre- tendojë që e merr jetën e tij nga Perëndia, por ai nuk jeton në Pe- rëndinë dhe për Perëndinë. Shken- ca e tij, përjetimi i tij, vetë ndërgje- gjja e tij janë të gjitha të themeluara mbi të njëjtin parim: vetëm me bu- kë. Ne hamë që të jemi gjallë, por nuk jemi gjallë më Perëndinë. Ky është mëkati i gjithë mëkateve. Ky është vendimi i vdekjes i shqiptuar mbi jetën tonë.
Krishti është Adami i Ri. Ai vjen për të riparuar dëmin që solli Adami mbi jetën, për ta rikthyer njeriun në jetën e vërtetë dhe kështu Ai fillon me kreshmim. Uria është një gje- ndje në të cilën kuptojmë varësinë tonë nga diçka tjetër – kur ne ur- gjentisht dhe thelbësisht kemi ne- vojë për ushqim – tregojmë kështu që nuk kemi jetë në vetvete. Ajo është kufiri përtej të cilit unë ose vdes nga uria, ose, duke kënaqur trupin tim, kam përsëri përshtypjen se jam gjallë. Ajo është, me fjalë të tjera, koha kur përballemi me pyetjen më të madhe: nga se varet jeta ime? Dhe meqenëse kjo pyetje nuk është një pyetje akademike, por ndihet nga gjithë trupi im ajo është gjithashtu koha e tundimit. Satani shkoi tek Adami në Parajsë; ai shkoi te Krishti në shkretëtirë. Ai shkoi te dy njerëz të uritur dhe tha: hani, sepse uria juaj është prova që ju vareni tërësisht nga ushqimi, që jeta juaj është në ushqim. Dhe Adami besoi dhe hëngri; por Krishti e mposhti atë tundim dhe tha: njeriu nuk do të jetojë vetëm nga buka, por nga Perëndia. Ai refuzoi të pra- nonte atë gënjeshtër kozmike, të cilën Satani ia imponoi botës, duke e bërë atë gjënjeshtër themelin e tërë pikëpamjes sonë për botën. Duke bërë këtë, Krishti ndreqi atë marrëdhënie midis ushqimit, jetës dhe Perëndisë, të cilën Adami e
prishi dhe të cilën ne ende e prishim çdo ditë.
Çfarë është atëherë kreshmimi për ne të krishterët? Kreshmimi është hyrja dhe pjesëmarrja jonë në atë përjetim të Vetë Krishtit me anë të të cilit Ai na çliron nga varë- sia e plotë nga ushqimi, materia dhe bota. Çlirimi ynë nuk është në asnjë mënyrë i plotë. Duke jetuar përsëri në këtë botë të rënë, në botën e Adamit të Vjetër, ne përsëri varemi nga ushqimi. Por ashtu si vdekja jonë – nëpërmjet së cilës na duhet të kalojmë përsëri – është bërë nga virtyti i Vdekjes së Krishtit një ka- lim në jetë, ushqimi që hamë dhe jeta që ai mundëson mund të jetë më Perëndinë dhe për Perëndinë. Pjesë e ushqimit tonë është bërë tashmë ushqimi i pavdekësisë – Trupi dhe Gjaku i Vetë Krishtit. Madje edhe buka e përditshme që marrim nga Perëndia mund të jetë në këtë jetë dhe në këtë botë ajo që na forcon, kungimi ynë me Perë- ndinë dhe jo ajo që na ndan nga Perëndia. Megjithatë është vetëm kreshmimi ai që mund të kryejë atë transformim, duke na dhënë pro- vën ekzistenciale që varësia jonë nga ushqimi dhe materia nuk është e plotë, absolute, që i lidhur me lu- tjen, hirin dhe adhurimin ai mund të jetë shpirtëror. …