EmailFacebookKontakt

Kreshma e Madhe

Kreshma

Periudha e Kreshmës së Madhe është koha e përgatitjes për festën e Ngjalljes së Krishtit. Ajo është simboli i gjallë i tërëjetës së njeriut, jetë që do të përmbushet në ngjalljen e tij prej së vdekurish me Krishtin. Ajo është një kohë për të rigjallëruar devotshmërinë: me lutje, agjërim e lëmosha. Eshtë një kohë pendese, një rigjallërim real i mendjes, zemrës dhe veprave tona, sipas Krishtit dhe mësimeve të tij. Eshtë një kohë, para së gjithash, e kthimit tonë drejtporosive të mëdha, për të dashur Perëndinë dhe të afërmit.

Në Kishën Orthodhokse Kreshma e Madhe nuk është një kohë zie dhe trishtimi. Por, përkundrazi, është një kohë ngazëllimi dhe pastrimi. Ne jemi thirrur “për të lyer kryet” dhe për “të larë fytyrën, siç lajmë

e Madhe

edhe shpirtrat”. Himni i parë në shërbesën e parë të Kreshmëve të Mëdha e jep tonin e periudhës:

Le ta fillojmë Kreshmën me gëzim… le të agjërojmë prej pasio- neve ashtu siç agjërojmë prej të ngrënit, të dëfrehemi në fjalët e mira të Frymës, që të mund të shikojmë pësimin e shenjtë të Krishtit Perëndisë tonë dhe Pashkën e tij të shenjtë, duke u gëzuar shpirtërisht.

Hiri yt u ngrit mbi ne, o Zot, ndriçimi i shpirtrave tanë u shfaq; ja, tani është koha e pranueshme; ja, tani është koha e pendimit (Himne të Mbrëmësores).