Më 6 Janar, Mitropoliti i Gjiro- kastrës Imzot Dhimitri kreu Litur- gjinë Hyjnore në qytetin bregdetar të Sarandës. Besimtarët ishin të shumtë gjatë gjithë Liturgjisë Hyj- nore, ku ndër të tjerë ishin edhe zë- vendëskonsulli i qytetit të Gjirokas- trës, nënprefekti i qytetit të Sara- ndës, kryebashkiaku i këtij qyteti, si dhe përfaqësues të ndryshëm nga zonat përqark. Gjithashtu në li- turgji merrnin pjesë edhe nxënësit e shkollës “Kryqi i Nderuar”, nxë- nësit e shkollës profesionale “Apostull Pavli”, Mesopotam dhe vajzat e konviktit kishtar, Bularat.
Pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Gjirokastrës së bashku me popullin besimtar u drejtuan drejt detit ku u krye dhe ceremonia e bekimit te ujërave me hedhjen e kryqit në det. Të shumtë ishin të rinjtë që u hodhën në det,
por si përfundim kryqi u kap nga nxënësi i Liceut Kishtar, Vasil Skuka.
Menjëherë pas kryerjes së Shër- besës së Ujit të Bekuar, Mitropoliti i Gjirokastrës, klerikët, nxënësit dhe nxënëset e shkollave kishtare së ba- shku me besimtarë të tjerë kryen Shërbesën e kekut (Vasillopita) të Shën Vasilit.
Ndërkohë, në qytetin e Gjiro- kastrës ceremonia, pas meshës tra- dicionale në kishën e Kryeengjëj- ve, është pasuar me hedhjen e kryqit në ujërat e lumit Drino.
Emiliano Lito